Lajme

Ministrja Hajdari s’ndalet: Kështu i arsyeton për së dyti emërimin e zyrtarëve të VV-së në Borde të Ndërmarrje Publike

Autori: Gazeta inFokus 17:11 | 03 April 2020

Ministria e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike e drejtuar nga Rozeta Hajdari edhe njëherë e ka justifikuar vendimin e Qeverisë për emërimin e anëtarëve të Bordëve të Ndërmarrjeve Publike, ku shumê prej tyre ishin anëtarë të VV-së.

Në njoftimin për medie të kësaj ministrie thuhet se të emëruarit janë ekspert, raporton Gazeta Blic.

“Ministria ka propozuar dhe Qeveria ka miratuar emërimin si drejtorë të përkohshëm të ekspertëve të dëshmuar, me përvojë vendore e ndërkombëtare, të cilët do të punojnë me pavarësi dhe integritet për të shpëtuar ndërmarrjet tona”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Njoftimi i plotë:

U emëruan bordet e përkohshme në tri ndërmarrje publike, me profesionistë të dëshmuar

Prishtinë, 03/04/2020

Me propozimin e Ministrisë së Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Qeveria e Republikës së Kosovës ka shkarkuar bordet e drejtorëve dhe ka emëruar borde të përkohshme në tri ndërmarrje publike qendrore: Posta e Kosovës, Hekurudhat e Kosovës “Infrakos” dhe Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”.

Më parë janë shkarkuar bordet dhe emëruar bordet e përkohshme edhe në ndërmarrjet Telekomi i Kosovës dhe Trepça ShA.

Ministria ka propozuar dhe Qeveria ka miratuar emërimin si drejtorë të përkohshëm të ekspertëve të dëshmuar, me përvojë vendore e ndërkombëtare, të cilët do të punojnë me pavarësi dhe integritet për të shpëtuar ndërmarrjet tona.

Shih vendimet e Qeverisë dhe memorandumet shpjeguese të Ministres për shkarkim-emërim të bordeve:

NP Telekomi i Kosovës ShA
NP Trepça ShA
NP Hekurudhat e Kosovës – Infrakos ShA
NP Posta e Kosovës ShA
NP Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ShA

Komunikata e plotë: https://meptinis.rks-gov.net/Page.aspx?id=1,3,908

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera