Lajme

Ministrja gjermane erdhi në Kosovë me këmbë të lënduar

Autori: Gazeta inFokus 09:41 | 17 September 2024

Ministrja gjermane e Shtetit, Anna Luhrmann, erdhi dje në Prishtinë.

Ajo u prit nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani me të cilën zhvilloi edhe një takim. Pas takimit me Osmanin, Luhrmann u prit edhe nga kryeministri Albin Kurti, veçse jo në zyrë.

Ajo bashkë me shefin e qeverisë, Ministrin e Infrastrukturës, Liburn Aliun dhe ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanollin, shkuan te Pallati i Rinisë për hapjen e Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm.

-Advertisement-

Në një postim në “X” ku ministrja gjermane ka publikuar fotografi, në sy bie një detaj. Ajo erdhi me këmbë të lënduar në Kosovë.

“Kosova dhe Gjermania punojnë së bashku për një Evropë të gjelbër dhe të begatë. Nisim edhe partneritetin e tranzicionit të klimës dhe energjisë me ministrat Rizvanolli dhe Aliu”, ka shkruar ajo në “X”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera