Lajme

Ministrja Gërvalla viziton Luginën e Preshevës

Autori: Gazeta inFokus 09:55 | 16 December 2021

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla do ta vizitojë sot Luginën e Preshevës.

Gërvalla thotë se ndihet e privilegjuar që do t’i vizitojë përfaqësuesit institucional dhe qytetarët e komunave në Luginë.

“Me një ditë vonesë, pas pak do të filloj vizitën time të parë në Luginën e Preshevës. Ndihem shumë e privilegjuar që në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës të vizitoj përfaqësuesit institucional dhe qytetarët e komunave në Luginë dhe të flas e të shoh nga afër se si mund të thellojmë bashkëpunimin tonë. Së bashku me prof. Rexhep Gjergjin jemi nisur drejt Bujanocit, ku do të takohemi fillimisht me kryetarin e kësaj komune, z. Nagip Arifi. Takime do të zhvillojmë edhe me përfaqësues të tjerë institucional në këtë komunë. Gjatë ditës do të qëndrojmë edhe në Preshevë, ku do të takohemi edhe me kryetaren e komunës, znj. Ardita Sinani. Do të zhvillojmë takime me deputetë, përfaqësues të partive politike shqiptare dhe studentë”, ka shkruar Gërvalla

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BLACK FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera