Lajme

Ministrja Gërvalla priti në takim lamtumirës ambasadoren Lobbezoo

Autori: Gazeta inFokus 09:56 | 05 July 2024

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, priti në një takim lamtumirës ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Carin Lobbezoo.

Përmes një njoftimi për medie bëhet e ditur se ministrja Gërvalla e falënderoi ambasadoren për rolin e saj si ambasadore në Kosovë, për mbështetjen e dhënë gjatë proceseve jo të lehta për sigurinë në Kosovë dhe rajon, si dhe i uroi suksese të mëtutjeshme në misionin e ri.

“Gjatë këtij takimi, ministrja Gërvalla dhe ambasadorja Lobbezoo biseduan edhe rreth progresit të arritur viteve të fundit në Kosovë, në zhvillimin e demokracisë, sundimin e ligjit, zhvillimin ekonomik, si dhe në politikën e jashtme, proceset integruese si dhe fuqizimin e marrëdhënieve bilaterale me shtete të ndryshme”, thuhet në njoftimin e dërduar sot.

-Advertisement-

Tutje, ministrja Gërvalla vlerësoi lart kontributin e ambasadores në fuqizimin e marrëdhënieve të qëndrueshme mes Kosovës dhe Mbretërisë së Holandës, si dhe rritjen e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera