Lajme

Ministrja Gërvalla: Ju garantoj se nuk kalon asnjë ditë pa u bërë një hap i vogël drejt liberalizimit të vizave

Autori: Gazeta inFokus 12:01 | 02 November 2021

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla gjatë raportimit të saj në Komisionin për Integrime Evropiane, ka folur për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Çështja e regjimit të vizave jo që është e padrejtë, por është edhe e pa shpjegueshme… Nëse konstatohet që janë përmbushur në të kaluarën të gjitha kriteret dhe kemi shtete të veçanta anëtare të BE-së që e bllokojnë këtë proces, mbetet për ne që të identifikojë të gjitha rrugët që qojnë në ndryshimin e kësaj çështje”, ka thënë Gërvalla.

Ministrja tutje ka shtuar se një pjesë e shteteve anëtare të BE-së që e refuzojnë procesin e liberalizimit të vizave, thirren në tema të shtetit ligjor në sfera të ndryshme.

-Advertisement-

“Jemi shumë të vetëdijshëm për pengesën reale, dhe duke qenë Kosova e fundit në rajon që ka qytetarët e izoluar”, ka thënë ministrja Gërvalla.

Ajo iu drejtua anëtarëve të Komisionit për Integrime, se si MPJD çdo ditë bëjnë nga një hap drejt këtij procesi.

“Ju garantoj se si MPJD nuk kalon asnjë ditë pa u bërë një hap i vogël drejt liberalizimit të vizave”, tha Gërvalla.

Ministrja shtoi se në muajt dhe vitet e ardhshme çështja e subjektiviteti ndërkombëtar të Kosovës do të forcohet dhe do të kenë një sërë aktivitetesh që do ta dëshmojnë këtë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
FREE FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera