Lajme

Ministrja Gërvalla flet për sulmin në Banjskë me deputetë austriakë

Autori: Gazeta inFokus 10:26 | 22 February 2024

Informimi i drejtë i shteteve tona mike rreth zhvillimeve në Kosovë, përparimit të arritur në shumë fusha, veprimeve destabilizuese të Serbisë, aktit të agresionit ndaj Kosovës, sulmeve ndaj KFOR-it, dhunës sistematike, kërcënimeve dhe shantazheve të vazhdueshme ndaj qytetarëve në veri të Kosovës nga ana e strukturave ilegale, është domosodoshmëri si përgjigje ndaj propagandës agresive serbe kundër Kosovës.

Në këtë kontekst, ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, në kuadër të vizitës zyrtare në Austri, është takuar me deputeten e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme të Austrisë, Carmen Jeitler-Cincelli, kryetarin e Grupit të Miqësisë Austri-Kosovë, Andreas Minnich dhe deputetë të tjerë të parlamentit austriak, të cilët i njoftoi ndër të tjera në detaje edhe për sulmin në Banjskë dhe shtrirjen e sovranitetit shtetëror në tërë territorin e vendit.

“Republika e Kosovës, mbetet e përkushtuar në demokratizim të vendit, sundim të ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe nepotizmit, mbrojtje të të drejtave të njeriut e lirisë së mediave, fusha këto në të cilat shteti ynë ka arritur rezultate të mëdha, të konfirmuara edhe nga raporte të ndryshme ndërkombëtare”, ka thënë Gërvalla para deputetëve austriakë.

-Advertisement-

Tutje, Gërvalla i falënderoi deputetët austriakë për mbështetjen e Austrisë ndaj Kosovës dhe marrëdhëniet e fuqishme bilaterale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera