Ministrja Edita Tahiri priti delegacionin e Ministrisë së Jashtme të Tajlandës
Autori: Gazeta inFokus 16:01 | 05 September 2017
Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, priti në një drekë pune delegacionin e Ministrisë së Punëve të Jashtme nga Tajlanda të udhëhequr nga Nongnuth Phetcharatana, ambasadore në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe drejtoreshë e Institutit për Politikë të Jashtme pranë kësaj ministrie dhe Jakkrit Srivali, Ambasador i Tajlandës në Hungari, Saowalak Pornwilassiri, këshilltare në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Panom Thongprayoon- këshilltar i Ambasadës Mbretërore Tajlandeze në Budapest. Në takim morën pjesë përfaqësuesit e ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, Fitim Sadiku, Sekretar i Përgjithshëm, Sami Kastrati, drejtor për Marrëdhënie me Publikun, Beqir Ismajli, drejtor i Akademisë Diplomatike dhe Shukrije Ramadani, zyrtare e lartë.
Në këtë takim, ministrja Edita Tahiri vlerësoi lartë marrëdhëniet dypalëshe mes dy shteteve dhe falënderoi Tajlandën për njohje dhe mbështetje të vazhdueshme për shtetin e Kosovës. Ajo theksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve me Tajlandën duke përfshirë bashkëpunimet në sfera të rëndësishme të ekonomisë, bujqësisë, teknologjisë informative dhe këmbimin e përvojave diplomatike dhe qeverisëse. Ministrja Tahiri tha se Kosova ka bërë progres si në forcimin e shtetit nga brenda ashtu edhe në rrugëtimin euroatlantik të saj, që është vizion dhe vullnet i popullit të Kosovës. Kosova është një partner i besueshëm për paqen dhe stabilitetin në botë dhe rajon dhe ne angazhohemi për të rritur njohjet dhe marrëdhëniet me vendet e kontinentit të Azisë.
Nga ana e saj, Ambasadorja Phetcharatana shprehu mbështetjen e fuqishme të Tajlandës për shtetin e Kosovës, duke thënë se kemi interesim të madh për të rritur nivelin e bashkëpunimit mes dy shteteve në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë. Tajlanda ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe ne dëshirojmë të shohim sa më shpejtë vendosjen e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Tajlandë për të forcuar lidhjet mes dy vendeve dhe popujve. Ne do të vazhdojmë mbështetjen tonë dhe i gëzohemi progresit të Kosovës në integrimet ndërkombëtare dhe do t’ju mbështesim në këtë drejtim sepse Kosova dhe populli i saj meritojnë vendin e tyre në familjen e botës demokratike.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...