Lajme

Ministrja e Jashtme gjermane viziton papritur Ukrainën

Autori: Gazeta inFokus 12:23 | 10 May 2022

Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock, ka mbërritur në Ukrainë në një udhëtim të paparalajmëruar, zyrtarja më e lartë e qeverisë gjermane që viziton vendin që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt.

Baerbock e cila po takonte banorët vendas në Bucha, ku ushtria ruse është akuzuar për kryerjen e krimeve të luftës – është e fundit në një varg diplomatësh dhe liderësh të huaj që vizitojnë qytetin pranë Kievit, transmeton KlanKosova.tv.

Moska ka mohuar se është kryer ndonjë krim në Bucha, pavarësisht se qindra ukrainas janë vrarë ndërsa qyteti ishte nën kontrollin rus për një muaj dhe një varr masiv u zbulua në kishë pas çlirimit të qytetit.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera