Lajme

Ministrja e Jashtme gjermane: Serbia urgjent të zvogëlojë numrin e ushtarëve në kufi me Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 16:46 | 02 October 2023

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock i ka bërë thirrje Serbisë që të reduktojë numrin e trupave në kufi me Kosovën.

Këtë deklaratë Baerbock e bëri sot në takimin e posaçëm të ministrave të jashtëm të BE-së në Kiev.

“Trupat në kufi duhet të reduktohen nga Serbia”, tha Baerbock në margjinat e një takimi të posaçëm të ministrave të jashtëm të BE-së në Kiev të hënën.Ndërkohë, përfaqësuesit e SPD, të Gjelbërve dhe FDP-së u shprehën në favor të një pranie të shtuar të Bundeswehr-it në forcën paqeruajtëse të KFOR-it të udhëhequr nga NATO në Kosovë.

-Advertisement-

Baerbock tha se nuk duhet të ketë “tensione të mëtejshme midis Serbisë dhe Kosovës ”.

Zvogëlimi i numrit të ushtarëve serbë në kufi është “gjithashtu apeli urgjent këtu sot nga takimi ynë i përbashkët në Kiev”, theksoi ajo në takimin e ministrave të jashtëm.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera