Lajme

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë viziton Ballkanin, pritet të takohet me liderët e Kosovës dhe Serbisë

Autori: Gazeta inFokus 19:24 | 04 October 2023

Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock do të udhëtojë në Ballkan më 5 tetor në mes të tensioneve në rritje mes Serbisë dhe Kosovës.

Baerbock do të flasë me liderët nga Kosova dhe Serbia dhe do të vazhdojë t’u kërkojë të dyja palëve të de-përshkallëzojnë konfliktin në margjinat e një takimi në Shqipëri të ministrave të jashtëm nga Ballkani Perëndimor, tha një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme gjermane, shkruan REL.

Zëdhënësi i Baerbock tha se situata në rajon ishte “padyshim shqetësuese”. Takimet në Shqipëri janë pjesë e Procesit të Berlinit, i cili filloi në vitin 2014 për të nxitur bashkëpunimin mes gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

-Advertisement-

Në një reagim më 30 shtator, Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë ka thënë se duhet të shmanget përshkallëzimi i mëtejshëm mes dy shteteve. MPJ gjermane tutje ka shtuar se bashkë me partnerët janë në kontakt të drejtpërdrejtë me palët e përfshira.

“Duhet të shmanget përshkallëzimi i mëtejshëm mes Serbisë dhe Kosovës. Është e rëndësishme që Serbia të reduktojë trupat e saj në kufirin me Kosovën pa vonesë. Së bashku me partnerët tanë, ne jemi në kontakt të drejtpërdrejtë me palët e përfshira. Procesi politik duhet të vazhdojë urgjentisht”, thuhet në reagim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…

Të tjera