Lajme

Ministrja e Jashtme belge sot do të vizitojë Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 07:10 | 24 November 2023

Ministrja e Punëve të Jashtme, Çështjeve Evropiane, Tregtisë së Jashtme dhe Institucioneve Federale të Kulturës, të Belgjikës, Hadja Lahbib sot do ta vizitojë Kosovën.

Në njoftimin e ministrisë bëhet e ditur se ajo do të pritet nga Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

“Të dy homologet do të zhvillojnë një takim dypalësh në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ku edhe do të mbajnë konferencën e përbashkët për media”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera