Lajme

Ministrja e Financave: Kemi kërkuar që të vijë Guardia di Finaca për një auditim të thellë

Autori: Islam Morina 21:36 | 26 October 2020

Ministrja Hykmete Bajrami, në emisionin “Pressing”, ka thënë se kanë kërkuar që pas hetimeve të organeve vendëse të vijë edhe “Guardia di Financa të hetojë për vjedhjen e 2 milionëve të Thesarit, shkruan Gazeta inFokus.

“Përveç që i kemi njoftuar institucionet tona si Prokuroria, AKI-ja, PK-ja, NJIF-i, ne kemi kërkuar edhe nga “Guardia di Financa”, që të vijnë të bëjnë një auditim të thellë. Për këtë kemi kërkuar edhe nga Komisioni Evropian që ta mbështesin “Guardia di Financën” për një auditim të tillë”, ka thënë ministrja Bajrami.

Ajo pos tjerash ka thënë që ka kërkuar nga AKI-ja që të bëjë verifikimin e sigurisë për të gjithë zyrtarët e Thesarit./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera