Lajme

Zyrtarët korrektues gjejnë tre telefona në burgun e Dubravës, u tentua të futeshin ilegalisht brenda qendrës

Autori: Gazeta inFokus 15:28 | 29 August 2024

Zyrtarët e Shërbimit Korrektues të Kosovës kanë arritur që të parandalojnë kontrabandën në Qendrën Korrektuese në Dubravë.

Në një postim në faqen zyrtare, SHKK njofton se kanë kryer bastisje ku kanë gjetur tre telefona mobil dhe një mbushës, të cilët ishin tentuar të kontrabandoheshin brenda burgut.

“Pas marrjes së një informacioni nga Departamenti për Siguri i SHKK-së, oficerët korrektues kanë arritur të parandalojnë një tentativë kontrabande në Qendrën Korrektuese të Dubravës.

-Advertisement-

Menjëherë pas pranimit të këtij informacioni, u organizua një bastisje në zonën sterile nga Njësiti K9 i SHKK-së. Gjatë bastisjes, u gjetën tre telefona mobil dhe një adapter. Telefonat u lokalizuan dhe tashmë kanë nisur hetimet për të zbuluar mënyrën se si është tentuar futja e këtyre pajisjeve kontrabanduese brenda qendrës korrektuese”, thuhet në njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera