Lajme

Ministrja e Drejtësisë falënderon FFK-në, Prishtinën dhe Dritën që u bënë pjesë e fushatës “16 ditë e aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore”

Autori: Gazeta inFokus 18:08 | 05 December 2021

Federata e Futbollit e Kosovës i është bashkuar nismës se Ministrisë së Drejtësisë, duke u bërë pjesë e fushatës globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore”, shkruan Gazeta inFokus.

Në derbin e javës së 17-të të BKT Superligës, ndërmjet Prishtinës dhe Dritës, futbollistët e të dyja skuadrave, trajnerët dhe gjyqtarët kanë pasur nga një shenjë me ngjyrë të portokalltë në faqe për ta mbështetur këtë fushatë sensibilizuese.

Për këtë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka falënderuar FFK-në dhe dy ekipet për mbështetjen e kësaj fushate.

-Advertisement-

“Në derbin e Superligës ndërmjet Prishtinës dhe Dritës, futbollistët e të dyja skuadrave, trajnerët dhe gjyqtarët kanë pasur nga një shenjë në fytyrë me ngjyrë portokalli, si shenjë mbështetje e fushatës “16 ditë e aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore”.

Duke qenë se futbolli është njëri ndër sportet më të popullarizuara në Kosovë, falenderoj përzemërsisht Federatën e Futbollit të Kosovës si dhe dy ekipet për mbështetjen e kësaj fushate. Së bashku kundër dhunës. #MosDuro#RaportoDhunën”, ka shkruar Haxhiu në facebook.

Më poshtë keni postimin e ministres së Drejtësisë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera