Lajme

Ministrja e Austrisë mendon se FSK-ja është bërë ushtri

Autori: Gazeta inFokus 16:54 | 26 Mars 2018

Ministrja e Austrisë për Evropë, Integrim dhe Çështje të Jashtme, Karin Kneissl gjatë qëndrimit në Kosovë e ka uruar vendin për shndërrimin e FSK-së në ushtri edhe pse një gjë e tillë ende nuk është bërë, shkruan Infokusi.

Megjithatë ajo menjëherë e ka kuptuar gabimin dhe ka kërkuar falje.

“Unë mund t’ju uroj dhe për shndërrimin e FSK-së në ushtri. Më falni kjo ende nuk qenka bërë. Kërkoj ndjesë, ka qenë gabim i imi.  Ndoshta unë fillova të flas më shumë se që është bërë”, ka thënë ajo.

-Advertisement-

Sipas saj në procesin e shndërrimit të Forcave të Sigurisë në ushtri janë bërë arritje të ndryshme.

“Por unë fola pak para kohe ndoshta.  Procesi i cili është shumë i ndjeshëm  e di. Por iu uroj për të gjitha ato që keni arrit në këtë drejtim. E kam të qartë që është një temë  shumë e ndjeshme politike, që duhet të bëhet me fqinjët tuaj dhe partnerët ndërkombëtar”, tha për fund Kneissl. /INFOKUSI.COM/

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy