Sport

Ministrja Dumoshi zbulon statujën e Fadil Vokrrit

Autori: Gazeta inFokus 17:17 | 10 August 2020

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi ka zbuluar sot statujën e legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrri, e cila është në fazën finale të punimeve, shkruan Gazeta inFokus.

Kjo statujë e cila po punohet në qytetin e Podujevës, do të vendoset para stadiumit në kryeqytet që mbanë emrin e legjendës.

Dumoshi përmes një postimi në llogarinë e saj zyrtare në facebook ka treguar se statuja e Vokrrit është në përfundim, derisa ka shtuar se e ka mrekulluar deri në emocion mjeshtëria dhe reflektimi i Fadilit, të cilin shpejtë do ta kemi në bronz.

-Advertisement-

Ajo gjithashtu ka falënderuar për punën, skulptorin llapjan Agron Blakçori, i cili me angazhimin e tij të pareshtur po e punon denjësisht statujën e legjendës Fadil Vokrri.

Më poshtë keni postimin e plotë të ministres së MKRS-së dhe statujën e Vokrrit në fazën finale të punimeve./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera