Lajme

Ministrja Bajrami tregon orarin e mësimit në distance, deri me 3 prill

Autori: Gazeta inFokus 21:06 | 29 March 2020

Ministrja e Arsimit në detyrë, Hykmete Bajrami, përmes një postimi të bërë në Facebook, ka dhënë informacione në lidhje me orarin e mësimit në distancë për 30 mars – 3 prill, që po bëhet përmes ekranit televiziv.

Ajo ka thënë se nga java tjetër, MASHT, do të ofrojë video-ligjerata për shumicën e lëndëve për klasat 1 – 9.

Ky është njoftimi i saj:

-Advertisement-

Të dashur nxënës, prindër e mësimdhënës,

Orari i mësimit në distancë për 30 mars – 3 prill 2020 (e hënë – e premte) do të jetë si vijon:

Shqip:

Prej orës 11:15 në RTK 1 dhe në RTK 4 do të ketë video-ligjërata për lëndët gjuhë shqipe dhe matematikë për të gjitha klasat 1 – 9.

Turqisht:

Prej orës 12:30 në RTK 2 do të ketë video-ligjërata për lëndët gjuhë turke dhe matematikë për klasat 1 – 5.

Boshnjakisht:

Prej orës 15:30 në RTK 2 do të ketë video-ligjërata për lëndët gjuhë boshnjake dhe matematikë për klasat 1 – 5.

Të gjitha këto video-ligjërata që transmetohen në RTK do të bëhen publike edhe në kanalin e MASHTI-t në Youtube. Për të shkuar te kanali ynë në YouTube duhet të shkoni të platforma jonë: https://emesimi.rks-gov.net.

Duke filluar nga java tjetër, MASHTI do të ofrojë video-ligjërata për shumicën e lëndëve për klasat 1 – 9, për orarin ju njoftojmë me kohë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera