Ministrja Bajrami: Rreth 200 milionë euro priten të futen në treg përmes fondit pensional
Autori: Gazeta inFokus 19:28 | 14 August 2020
Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka kërkuar mbështetjen e deputetëve të Kosovës për votimin e projektligjit për rimëkëmbjen ekonomike. Sipas saj, zhvillimi ekonomik është afektuar pas shfaqjes së pandemisë COVID-19, derisa bëri të ditur që 100 milionë euro që vijnë nga Fondi Kosovar i Privatizimit do të shfrytëzohen kryesisht për sektorin privat, në mënyrë që të ndihmohen të gjitha ndërmarrjet për rimëkëmbje ekonomike.
Bajrami tha se ky projektligj parasheh plotësimin dhe ndryshimin e disa ligjeve, me qëllim të arritjes së objektivave për rimëkëmbje ekonomike.
“Ashtu siç është prezantuar edhe gjatë procesit të konsultimeve, ky projektligj parasheh plotësimin dhe ndryshimin e disa ligjeve, me qëllim të arritjes së objektivave për rimëkëmbje ekonomike si në vijim: Nëpërmjet ndryshimit të ligjit 05L057 për themelimin e fondit kosovar për garanci kreditore synohet krijimi i kompetencave shtesë ligjore për fondin që të plasojë skena dhe produkte të reja, të rrit përqindjen e mbulesës deri në 80 për qind për garancitë kreditore të lëshuara të cilat me ligjin aktual mbulohen deri 50 për qind. Të lëshojë garanci kreditore me kredi për destinim për zhvillimin e bizneseve por edhe për fermerët të cilët nuk janë të regjistruar në Agjencinë për Regjistrim të Bizneseve pranë Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë”, tha ajo.
Me këtë projektligj, Bajrami tha se Qeveria e Kosovës autorizohet që të mbulojë tarifat të cilat i ngarkon fondi për shërbime të cilat ata iu afrojnë institucioneve financiare.
Këto ndryshime sipas saj do të lehtësojnë barrën e bizneseve gjatë procesit të rimëkëmbjes ekonomike.
10 përqindëshi që do ta tërheqin nga kursimet e tyre qytetarët, Bajrami tha se nuk do të tatimohet në bazë të Ligjit të të Ardhurave Personale.
“Gjithashtu ligji parasheh edhe ndryshimin e ligjit 04L101 për fondet pensionale të Kosovës. Ku autorizohet fondi pensional dhe fondet e tjera pensionale që nga hyrja në fuqi e këtij ligji, që t’iu mundësohet qytetarëve të Kosovës tërheqjen e 10 për qind të kursimeve të tyre nga Trusti. Kjo është parë si masë për rritjen e kërkesës agregate në treg. Janë diku rreth 200 milionë euro të cilat priten të futen në treg përmes këtij mekanizmi. Gjithashtu ndryshim tjetër është ndryshimi i ligjit 05L037 për tatimin mbi vlerën e shtuar, ku reduktohet norma e TVSh-së prej 18 në 8 për qind për furnizimin e hoteleve, restoranteve, shërbimet e ushqimit. Si dhe lirohen nga norma e TVSh-së, transaksionet e sigurimit dhe ri-sigurimit në bujqësi për polisat e sigurimeve bujqësore dhe për kulturat bujqësore. Nëpërmjet këtyre ndryshimeve planifikohen të krijohen lehtësira për sektorin e hotelerisë, restorantave dhe shërbimeve të ushqimit. Si dhe të hiqet barra e TVSh-së në sigurim dhe ri-sigurim për kulturat bujqësore”, u shpreh ai.
Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami tha se 100 milionë euro që vijnë nga Fondi Kosovar i Privatizimit do të shfrytëzohen kryesisht për sektorin privat, në mënyrë që të ndihmohen të gjitha ndërmarrjet për rimëkëmbje ekonomike.
“Duke parë që sektori privat është në një gjendje tepër të vështirë për shkak të situatës pandemike, dhe se pasojat e pandemisë janë të pa parashikueshme. Unë ju bëjë thirrje në emër të Qeverisë së Kosovës që t’i jepni një mbështetje këtij ligji”, ka shtuar ajo.
Të tjera
-
S’ka rroga për punëtorët, Sindikata e Postës e Telekomit thërret protestë për të martën
Sindikata e Pavarur e Postës dhe Telekomit ka paralajmëruar një protestë para...
-
Fillojnë punimet për rindërtimin e fushës në stadiumin “Fadil Vokrri”
Kanë filluar punimet për rindërtimin e tërësishëm të fushës në stadiumin “Fad...
-
Arrestohet në Shqipëri 34 vjeçari nga Peja: Po kërkohet nga Gjermania ai anëtar i organizatës krimi*ale
34 vjeçari P.A nga Peja i cili ishte në kërkim nga autoritetet gjermane për p...
-
Stano deklarohet për raportimet se Lajçaku do të marrë post të ri
Gjatë ditës së sotme u raportua se nga muaji shtator, emisari aktual i BE-së ...
-
Përmbaruesi bllokon llogaritë: 2700 punëtorë të Telekomit dhe Postës mbesin pa rroga – paralajmërojnë protestë
Sindikata e Postës dhe Telekomunikacionit ka paralajmëruar protestë për të ma...
-
Investimet për faqe te zezë të Alban Hysenit, asfalton trotuare për bandera
Një bander në mes të trotuarit të asfaltuar, janë pamjet më të reja të publik...
-
Sekuestrohen ar*më në Cermjan të Gjakovës
Më zbatim të urdhërkontrollit të lëshuar nga Gjykata, Stacioni Policor në Gja...
-
Gorçeviç: Mali i Zi do ta përkrahë anëtarësimin e Kosovës në KiE
Ministrja për Çështje Evropiane e Malit të Zi, Maida Gorçeviç, ka thënë se në...
-
Kuvendi me tri seanca plenare në javën e ardhshme
Tri seanca plenare do të mbahen në javën e ardhshme në Kuvendin e Kosovës. ...
-
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se ...
-
Aksident trafiku në Kërçovë, 3 të vd*ekur dhe 4 të lënduar
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në ora 04:50, në m...
-
Kusari-Lila: S’jemi në situatë të jashtëzakonshme që duhet medoemos të shkojmë në zgjedhje
Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, e ka komentuar kërk...