Ministrit Vitia dhe ministrit Rashiq nuk iu lejua vizita në spital tek dy të plagosurit në Shtërpcë
Autori: Gazeta inFokus 22:56 | 10 January 2023
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia si dhe Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, nuk janë lejuar që t’i vizitojnë dy të plagosurit serbë në qendrën spitalore në Graqanicë.
Këtë e bërit të ditur gazetari i Klan Kosovës, Besnik Tahiri, në Rubikon me Adriatik Kelmendin, ndërsa flitej për ndikimin politik të Listës Serbe.
Me kaq nuk mjafton në aspektin e asaj që quhet bashkëjetëse, dhe asaj integrimin e serbëve në shtetin e Kosovës. Sepse nuk mund të shmanget elefanti në dhomë. E që në këtë rast, është Lista Serbe, e cila e ka një fuqi akoma të jashtëzakonshme.
Se çfarë fuqie ka Lista Serbe, tregon vet fakti se Nenad Rashiq dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, nuk kanë qenë të mirëseardhur për t’i vizituar dy të plagosurit në Shtërpcë, të cilët kanë qenë në qendrën spitalore në Graqanicë.
Kjo është për shkak se qeveria aktuale, kryeministri Kurti mundet me tentu me funksionu me politikanë si të profilit të ministrit këtu të pranishëm [Nenaq Rashiq] por duhet me e pa pikturën në mënyrë më të gjerë, dhe aty në asnjë formë s’do duhej të shmangej Lista Serbe. Sepse ju duhet të keni kontakt me Listën Serbe, ndonëse ajo është gati e pamundur për shkak të fuqisë politike që e kanë momentalisht, por edhe për shkak të votave që kanë marrë.
Prandaj kjo nuk duhet me u shmangë assesi, edhe për shkak të qëndrimit politik, për shkak se nëse iu refuzohet një kërkesë, vizitë shumë njerëzore, që ishte për në qendrës spitalore në Graqanicë, atëherë çka mund të ndodhë nëse paralajmërohet një vizitë e juaja në Leposaviq ose në Zveqan.
Të tjera
-
Kroacia synon të rivendosë shërbimin e detyrueshëm ushtarak
Qeveria kroate ka bërë të ditur planet për të rikthyer shërbimin e detyrueshë...
-
Dodë Gjergji: Mjaft me urrejtje
Mesazhi i Ipeshkvit të Kosovës, Dodë Gjergji për Krishtlindje ishte toleranca...
-
Deputetja Ganimete Musliu thërret konferencë për media
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka njoftuar se s...
-
Gjykata Penale e Shkupit merr një vendim për ankesën e Artan Grubit
Gjykata Themelore në Shkup vendosi të martën që paraburgimi prej 30 ditësh pë...
-
Peci e qon në qiell Guxo-n, thotë se i ka 5-6%
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, tha se partia GUXO e ka menduar si opsion m...
-
Shpërthen bombola e gazit në një lokal në Prishtinë, ka të lënduar
Një shpërthim që dyshohet se ka ardhur nga një bombolë gazi në një lokal në r...
-
Të dhënat e fundit, kjo është situata nëpër pikat kufitare
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat sa i përket pr...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Gjatë natës sonte në disa zona të Kosovës nganjëherë priten intervale të ...
-
Një i lënduar nga aksidenti tek Liqeni i Badocit, e përfshirë një veturë
Një person është lënduar nga aksidenti që ka ndodhur në rrugën që kalona ...
-
Letra rrëqethëse e mërgimtarit i cili vendosi të kthehet në Kosovë
“Kosovë tanimë është koha të të kthejë gjithqka çfarë më ke dhënë, ti je toka...
-
Aksident tek Liqeni i Badovcit, dyshohet se ka rënë një veturë
Një aksident i rëndë dyshohet se ka ndodhur në rrugën përreth Liqenit të ...
-
Ankesa për tarifat, Termokos: Nuk ka ngritje të çmimit për ngrohje
Shqetësimet dhe pretendimet se çmimi i faturave për ngrohje nga Termokosi për...