Lajme

Ministria tregon se kur hyjnë në fuqi masat e reja për mbrojtje nga COVID-19

Autori: Gazeta inFokus 14:34 | 31 October 2020

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar në faqen zyrtare masat e reja për mbrojtje nga COVID-19, derisa ka njoftuar se këto masa do të hyjnë në fuqi nga e hëna, raporton Express.

Por, këto masa do të rishikohen pas dy javësh, siç njofton MSH’ja.

Masat e reja anti COVID:

-Advertisement-

-Qendrave tregtare dhe gastronomisë u ndalohet puna nga ora 21:00-05:00 (përveç shërbimeve “merr me vete”)

-Ndalohen seminaret, punëtoritë dhe format e tjera të organizimit ku ka grumbullim njerëzish/mbahen on-line

-Personat me sëmundje kronike dhe ata mbi moshën 60 vjeçare lirohen nga paraqitja në punë/punojnë on-line nga shtëpia

-Personave mbi moshën 65 vjeç u lejohet dalja jashtë shtëpisë nga ora 06:00-10 dhe nga 16:00-19:00

-Ligjëratat në universitete publike dhe private mbahen on-line. Provimet, puna praktike dhe laboratoratorike mbahen me prani fizike duke respektuar rekomandimet e MSh/IKSHPK

-Konviktet dhe mensa e studentëve punojnë duke zbatuar rekomandimet e IKSHPK

(Masat hyjnë në fuqi të hënën dhe rishikohen pas dy jave)

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera