Ministria serbe e mbrojtjes: Akuzat e Kurtit të “neveritshme”

Autori: Gazeta inFokus
14:32 | 23 October 2023
Ministria serbe e mbrojtjes ka hedhur poshtë akuzat e kryeministrit Albin Kurti se pas sulmit në Banjskë qëndron klani i Novi Sadit në krye me ministrin serb të mbrojtjes Millosh Vuçeviq, duke i cilësuar ato “të neveritshme”.
Ministria i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar, siç pretendohet në këtë propagandë, “të reagojë pa vonesë që të ndalohet kjo fushatë e ndyrë dhe ndezëse mediatike të udhëheqjes së Kosovës të drejtuar ndaj Serbisë dhe zyrtarëve të saj”, transmeton Paparaci.
“Gënjeshtrat, fyerjet dhe shpifjet që Kurti po i plason çdo ditë si pjesë e një fushate të ndyrë mediatike kundër shtetit të Serbisë dhe udhëheqjes së saj, i zbulon plotësisht synimet e tij për të shkatërruar çdo mundësi për qetësimin e tensioneve në “krahinën tonë” jugore”, pretendohet në komunikatë.
Në këtë komunikatë gjithashtu pretendohet se është në interes të ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në Kosovë, që institucionet në Prishtinë, sipas tyre, “të detyrohen që menjëherë të ndalojnë terrorin e përditshëm ndaj popullatës serbe dhe të zbatojnë të gjitha marrëveshjet e mëparshme dhe të formojnë menjëherë Asociacionin e komunave me shumicë serbe”

Të tjera
-
Një kafe deri në 3 euro – Paralajmërohen rritje e çmimeve në Kosovë pas 1 korrikut
Afaristi Ragip Mustafa ka ngritur alarmin se pas 1 korrikut Kosova do të pëso...
-
Nga Kuvendi në pishinë – Albin Kurti e bën ‘sefte’ gurthemelin në Podujevë
Teksa vendi përballet me sfida të shumta ekonomike dhe politike, kryeministri...
-
“S’mund të regjistrohet automjeti pa shlyer të gjitha gjobat” – DhTIK kërkon zgjidhje urgjente për pengesat në regjistrim
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë ka reaguar në lidhje me Nenin 89, p...
-
Murtaja e bagëtive në Shqipëri, AUV-i me thirrje për fermerët në Kosovë
Pas shpërthimit të sëmundjes së murtajës së dhenve dhe dhive në disa zona të ...
-
Netanyahu zotohet për hakmarrje pasi Irani sul*mon një spital në Izrael
Një spital në jug të Izraelit ka pësuar goditje direkte nga një raketë ir...
-
KQZ publikon raportet e audituara vjetore financiare të partive politike për vitin 2024
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bën të ditur se në ueb faqe janë publikuar rap...
-
Sul*mi në spital, ministri izraelit i shëndetësisë thotë se “vija e kuqe është kaluar”
Ministri i shëndetësisë i Izraelit tha se Irani i ka kaluar kufijtë me sulmin...
-
Ministri izraelit i Mbrojtjes i prerë: Udhëheqësi suprem i Iranit s’mund të lejohet të ekzistojë më
Ministri i Mbrojtjes së Izraelit ka deklaruar se udhëheqësi suprem i Iranit, ...
-
Zja*rr në një trafo në Bresje të Fushë Kosovës
Një incident i zjarrit ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Bresje të Fushë Kosovë...
-
Kurti i quajti nomadë, Kadrijaj: S’i ka mbetur gjë tjetër veç të shajë
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, i cili mban pozitën e deputetit...
-
Realizohet seanca e parë gjyqësore përmes videolidhjes në Kosovë
Për herë të parë në Kosovë është mbajtur një seancë gjyqësore përmes videolid...
-
“Nëse Trump ju fton në Shtëpinë e Bardhë me Vuçiqin, a shkoni” – Kurti ua kthen shpinën shpejt gazetarëve, s’do pyetje
Janë dy pyetje në të cilat kryeministri në detyrë Albin Kurti, nuk iu përgjig...