Lajme

Ministria publikon limitin e çmimit të naftës për 24 orët e ardhshme

Autori: Gazeta inFokus 09:23 | 29 June 2022

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar limitin për çmimet e derivateve për 24 orët e ardhshme, shkruan Gazeta Infokus.

Siç njofton ministria, çmimi maksimal i lejuar për secilin produkt të naftës është si në vijim.

“Çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është: 1.86 eurocentë për litër;

-Advertisement-

Çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është: 1.74 eurocentë për litër;

Çmimi maksimal i lejuar i produktit Gas është: 0.78 eurocentë për litër.

Çmimet e lartëcekura vlejnë për datën 28/06/2022 prej orës 10:00 dhe janë valide 24 orë nga data dhe ora e publikimit.”, thuhet në njoftim.

Po ashtu në këtë njoftim thuhet se vendimi është marrë

Bazuar në nenin 5 të Udhëzimit Administrativ Nr.03/2022 Për Rregullimin e Çmimeve të Produkteve të Naftës dhe Karburanteve të Ripërtërishme dhe Masat e tjera Mbrojtëse, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë respektivisht Departamenti për Rregullimin e Tregut të Naftës./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera