Lajme

Ministria me mungesë drejtorësh

Autori: Gazeta inFokus 13:24 | 11 July 2017

Departamenti Ligjor në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka tri vite që funksionon pa drejtor. Rolin e këtij të fundit që nga viti 2014 e kryen ushtruesi i detyrës së drejtorit.

Valdete Tahiri nga Zyra për Komunikim me Publikun në MMPH ka bërë të ditur për “Indeksonline” se për pozitën e drejtorit të Departamentit Ligjor ka pasur tri herë konkurs, por është anuluar dy herë për shkak të mungesës së kandidatëve dhe një herë është anuluar nga Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës i Kosovës.

Pa drejtor funksionon edhe Departamenti i Ujërave që nga 5 prilli i këtij viti. Sipas Tahirit, kjo ka ndodhur për shkak të ristrukturimit.

-Advertisement-

Edhe Drejtoria për Administrimin e Parkut Kombëtar “Sharri” ka mungesë të drejtorit. Që nga shkurti i 2017-ës, departamenti udhëhiqet nga një ushtrues detyre. Konkursi i shpallur ishte anuluar dy herë.

“Drejtor i Departamentit të Ujërave nga dt.05.04.2017 –  Për shkak te ristrukturimit dhe se pritet te shpallet konkursi. Drejtor i Drejtorisë për Administrimin e Parkut Kombëtar “Sharri” nga dt.21.02.2017 – është shpallur konkursi 2 here ( 1 here është anuluar për shkak se kandidatet nuk i kane plotësuar kriteret e konkursit dhe konkursi i shpallur se fundmi me dt.10.06.2017 )”, ka sqaruar Tahiri.

Sipas saj, MMPH është duke u angazhuar në shpalljen e konkurseve për këto pozita./Indeksonline/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera