Ministria i çon në Gjykatë 4 pompa të benzinës

Autori: Gazeta inFokus
16:06 | 13 July 2022
Prej që Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për caktimin e tavanit të çmimeve për derivate, për katër pompa të derivateve Inspektorati i Tregut ka iniciuar procedura kundërvajtëse në gjykatat kompetene. Kështu tha për Express kryeinspektorja e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Lebibe Haliti.
Haliti tha se këto katër raste janë në katër pompa të ndryshme: dy në Shtime dhe nga një në Prizren e Vushtrri.
“Inspektorati i MINT për katër raste ka iniciuar procedurat kundërvajtëse në gjykatat kompetente: Dy në Shtime, një në Vushtrri dhe një në Prizren”, deklaroi Haliti.
Ajo tha se këto pompa nuk i ka gjobitur vetë Inspektorati, pasi gjoba më e lartë që mund të shqiptojnë ata është në vlerë prej 1 mijë euro, ndërsa ligji e parasheh që gjoba duhet të jetë 2 deri në 6 mijë euro.
“Ligji e përcakton 2 mijë deri në 6 mijë euro, prandaj duhet të shkojmë përmes gjykatës, sepse inspektori mund të shqiptojë gjobë deri në 1 mijë euro”, tha Haliti.
Haliti i tha Expressit se inspektorët e tregut në nivel komunal janë duke vepruar nëpër komuna për të parë nëse po respektohet udhëzimi.
“Gjithashtu inspektorët e tregut në nivel komunal janë duke vepruar nëpër komuna dhe në rastet kur konstatohet mos respektim i udhëzimit, do të merren masa ndëshkuese”, u shpreh kryeinspektorja.
Sot kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani, i është drejtuar me një letër kryeministrit Kurti për vendimin e tavanit të çmimeve për derivate. Në këtë letër ai ka thënë se vendimi i Qeverisë i premtuar 12 cent për litër nuk është duke u zbatuar nga MINT.
“Ju njoftojmë edhe njëherë se Vendimi i Qeverisë së Kosovës lidhur me sektorin e naftës i ka sjellur kompanitë e vogëla me pakicë buzë falimentimit. Ky vendim i Qeverisë i premtuar 12 cent për liter nuk është duke u zbatuar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë. Pikat me pakice janë furnizuar dje me cmimin 1.71 cent brenda territorit të Rep. së Kosovës, ndërsa Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e cakton cmimin me 1.75 cent, ku sipas kësaj pikat e vogëla të karburantit nuk mund të mbijetojnë më 4 cent”, thuhet në letrën e Berjanit.
Sipas vendimit të MINT, çmimi i një litre naftë për sot është 1.73 euro, një litër benzinë është 1.67 euro ndërsa një litër gas është 0.78 euro.
Të tjera
-
Agim Musliu tregon momentin kritik dhe emocional se si hyri në Reçak me agjentin amerikan
Një nga ngjarjet më dramatike të luftës në Kosovë por ngjarja që bëri kthesë ...
-
Aksident i rëndë në rrugën Levan – Tepelenë, 8 të lënduar, prej tyre dy fëmijë
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Levan- Tepele...
-
Ekskluzive: Kështu u tentua të vritej tri herë William Walker gjatë luftës në Kosovë
Eksperti i sigurisë, Agim Musliu, i cili ishte edhe shef i sigurisë së ambasa...
-
Fundjavë me shi, ja kur kthehet i nxehti
Nga dita e hënë pritet mot relativisht më stabil, me më shumë intervale me di...
-
Musliu: Gjeneralët e NATO-s i dhanë mesazh të qartë Serbisë, nëse fusin ushtrinë në Kosovë
Eksperti i sigurisë Agim Musliu, në emisionin N’Konak, ka treguar se çfarë iu...
-
Abazoviq shpallë tri ditë zie pas tragjedisë në Cetinë
Qeveria e Malit të Zi sonte do të shpallë tri ditë zie si shenjë solidarizimi...
-
Krasniqi: Nuk qëndrojnë akuzat e Asociacionit të Komunave dhe të opozitës
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka hedhur poshtë...
-
Clewlow: KFOR-i do të jetë në kontakt me palët kosovare dhe serbe për të ofruar siguri
Ish-oficeri britanik në Kosovë Ade Clewlow ka thënë se KFOR-i do të jetë në d...
-
FBI mori 11 sete dokumentesh nga shtëpia e Trump
FBI mori 11 grupe dokumentesh të klasifikuara nga rezidenca e Donald Trump në...
-
Tragjedia në Mal të Zi, si ndodhi ngjarja
Tridhjetë e katër vjeçari Vuko Boriloviç ka vrarë disa persona në Cetinje dhe...
-
Deklarata e Kurtit për shaminë i bie në sy njeriut të Erdoganit, Osman Atalay
Osman Atalay, anëtari i bordit të organizatës humanitare turke IHH që është e...
-
Hill para takimit Kurti-Vuçiq: Është koha që Asociacioni të merret seriozisht – të vendoset në tryezë
Ambasadori amerikan Christopher Hill tha sot se në vazhdimin e dialogut Prish...