Lajme

Ministria e Zhvillimit Rajonal me sesion informativ rreth granteve

Autori: Gazeta inFokus 13:09 | 11 January 2019

Ministria e Zhvillimit Rajonal ka njoftuar se së shpejti do të lansojë skemën e radhës për grante për biznese dhe startup.

Me qëllim të informimit më të mirë të aplikuesve do të organizohen sesionet informuese pastaj do të lansohet edhe thirrja menjëherë pas sesioneve.

“Thirrja e radhës do të lansohet përmes platformës SMAED online platforma qeveritare, dhe aplikimi do të bëhet vetëm online. Gjatë sesioneve informuese aplikantët potencial do të njoftohen për mënyrën e regjistrimit në SMAED dhe për kriteret e thirrjes dhe mënyrën e aplikimit.  Andaj, ju ftoj te gjithëve te merrni pjese ne këtë sesion informativ me 15.01.2019 e martë, ne kuvendin komunal/ Komuna e vjetër, nga ora 11:00”, bëhet e ditur në njoftim.

-Advertisement-

Në këtë sesion do te marrin pjese Ministri Rasim Demiri si dhe zyrtare te larte te Ministrisë përkatëse.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera