Fokus

Ministria e Uran Ismailit pagoi 22 punëtorë pa punuar fare

Autori: Doresa Geci 11:26 | 26 June 2019

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ditë më parë u krenua nga të gjeturat e raportit të auditimit.

Por ky raport gjeti plot shkelje në ministrinë e Ismailit.

MSH-ja ka dhënë afro 100 mijë euro, 22 zyrtareve të komunitetit serbe pa punuar asnjë ditë.

-Advertisement-

Ky institucion ka edhe një mori problemesh tjera, shkruan Gazeta inFokus.

Në këtë institucion nuk e kanë problem të angazhojnë edhe punonjëse të paautorizuar.

Auditori ka gjetur se në Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut janë punësuar disa punonjës pa vendim.

Në këtë mënyrë kjo Qendër kishte shkelur rregulloren e vetë Ministrisë.

Auditori ka gjetur edhe shkeljet tjera.

“Qendra Kombëtare për Transfuzionin e Gjakut ka bërë pagesë me vlerën 64,425 euro për “Furnizim me Teste Serologjike”. Pranimi i testeve ishte bërë nga komisioni i pranimit të mallit i përbërë nga tre persona për formimin e të cilit nuk kishte ndonjë vendim (autorizim). Ne kemi vërejtur se ky komision nuk ishte caktuar nga Drejtori Ekzekutiv i QKTGj siç kërkohet me legjislacionin e lartshënuar, i cili e parasheh se autoriteti i vetëm për caktimin e komisioneve është Zyrtari Kryesor Administrativ”, thuhet në raportin e auditmit.

Keqmenaxhimet në Ministrinë e Shëndetësisë nuk përfundojnë këtu.

“QKTGj kishte caktuar menaxherin e kontratës për përcjelljen e procesit të mbarëvajtjes se furnizimit dhe pagesës, por ne nuk kemi hasur raport nga menaxheri i kontratës për progresin e furnizimeve sipas specifikave të kontratës” bëhet e ditur në raportin e audtimit. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera