Lajme

Ministria e Tregtisë përzgjedh top ndërmarrjet e vitit (foto)

Autori: Gazeta inFokus 11:47 | 20 December 2018

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, gjegjësisht KIESA ka shpallur sot top ndërmarrjet më konkurrente të vitit 2018.

Kështu, me mirënjohje u dekoruan 21 ndërmarrje nga qytete të ndryshme të Kosovës.

Me këtë rast, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, tha se shpërndarja e mirënjohjeve është kontribut për atë këto ndërmarrje kanë dhënë gjatë këtij viti.

-Advertisement-

“Shpërndarja e mirënjohjeve të sotme nga ana e MTI-s është kontribut i asaj që ju keni dhënë në mirëqenien e vendit tonë, në mirëqenien, punësimin, për një teknologji më të mirë, inovacion dhe përgjegjësi në shoqëri”, tha Shala.

Ndërsa drejtori i KIESA-s, Nol Buzhala, bëri të ditur procesin se si zgjidhen ndërmarrjet më të mira.

“Ne nuk kemi ndonjë shpallje apo konkurs për të aplikuar ju. Ne në mënyrë selektive kërkojmë nga trusti i Kosovës që të marrim diferencën e punësimit dhe ajo ju ngrit juve më lart. Të dhëna marrim edhe në ATK dhe Dogana”, u shpreh ai./Gazeta inFokus./

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera