Lajme

Ministria e Tregtisë ka një njoftim për rritjen e çmimeve të naftës

Autori: Gazeta inFokus 15:34 | 08 June 2022

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka dalur me një njoftim për qytetarët në lidhje me rritjen e çmimeve të naftës, shkruan Gazeta Infokus.

Nga kjo ministri thonë se janë duke punuar për vendimin e ri për rregullimin e çmimeve të naftës që do të mbrojë konsumatorët dhe konkurrencën sipas ligjit.

“Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë është duke punuar për vendimin e ri për rregullimin e çmimeve të naftës që do të mbrojë konsumatorët dhe konkurrencën sipas ligjit. Ligji i ri i naftës parasheh që Qeveria të nxjerrë akt nënligjor për rregullimin e çmimeve të naftës dhe masa të tjera mbrojtëse. MINT ka përgatitur tashmë draftin dhe po zhvillon konsultimet në mënyrë intensive me hisedarë, në mënyrë që sa më parë ta procedojë për miratim në qeveri. Vendimmarrja pritet të ndodhë shpejt”, thuhet në njoftimin e tyre.

-Advertisement-

Poashtu kanë shtuar se kjo ministri do të vazhdojë me monitorimin e tregut./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera