Lajme

Ministria e Shëndetësisë tregon se kush mund të marr dozën përforcuese

Autori: Gazeta inFokus 15:06 | 27 December 2021

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar qytetarët, se secili që ka mbushur tre muaj që nga marrja e dozës së dytë të vaksinës anti-COVID, mund ta marrë edhe dozën përforcuese, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas MSH-së, shkurtimi i kohës për marrjen e dozës përforcuese ka ardhur pas hulumtimeve të shteteve të ndryshme, situatës epidemiologjike në vend dhe rajon, pranisë edhe të variantit Omicron, si dhe nevojës për vaksinim të plotë të popullatës.

“Ministria e Shëndetësisë i njofton qytetarët të cilët i kanë marrë dy doza të vaksinës kundër COVID-19, se secili që ka mbushur tre muaj që nga marrja e dozës së dytë, mund ta marr dozën përforcuese të vaksinës kundër COVID-19. Shkurtimi i kohës për marrjen e dozës përforcuese është bërë duke u bazuar në hulumtimet e shteteve të ndryshme rreth vaksinimit kundër COVID19, përkatësisht dozës përforcuese, situatës epidemiologjike në vend dhe rajon, pranisë edhe të variantit Omicron të SARS COV-2 si dhe nevojës për vaksinim të plotë të popullatës”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

MSH-ja edhe një herë bëri thirrje që qytetarët t’i zbatojnë masat anti-COVID, por edhe të vaksinohen.

Ndryshe doza përforcuese u jepet personave të cilët i kanë marrë dy doza të vaksinës kundër COVID-19, por tek të cilët me kalimin e kohës imuniteti i tyre vjen duke rënë.

Doza përforcuese jepet deri 6 muaj pas marrjes së dozës së dytë.

Ndërsa doza e tretë u jepet personave të cilët i kanë marrë dy dozat e vaksinës kundër COVID-19, por tek të cilët nuk është zhvilluar imuniteti i duhur, si pasojë e imunitetit të dobët të tyre apo sëmundjeve shoqëruese me rekomandim të mjekut.

Doza e tretë jepet jo më herët se 8 javë dhe pa i bërë 6 muaj nga marrja e dozës së dytë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera