Lajme

Ministria e Shëndetësisë tregon a duhet të vaksinohen ata që e kanë kaluar COIVD-19

Autori: Gazeta inFokus 13:25 | 29 March 2021

Me ardhjen e vaksinave kundër koronavirusit në Kosovë, Ministria e Shëndetsësisë ka nisur të publikojë të dhëna të rëndësishme në lidhje me vaksinimin, shkruan Gazeta Infokus.

Në faqen e MSh-së në Facebook, janë publikuar informacione nëse  duhet të vaksiohen edhe personat të cilët e kanë kaluar COVID-19.

“Shkala në të cilën antitrupat veprojnë gjatë infektimit me COVID-19 është ende nën studim. Ende nuk dihet niveli i nevojshëm i antitrupave që ndihmojnë në mbrojtje ose ri-infektim. Prandaj, edhe ata që e kanë kaluar virusin COVID-19 mund dhe duhet të marrin vaksinën”, shkruan MSh./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera