Lajme

Ministria e Shëndetësisë përgatitet për gripin sezonal, ndan mbi 3 milionë euro për vaksina

Autori: Gazeta inFokus 10:41 | 04 August 2020

Ministria e Shëndetësisë ka ndarë mbi 3 milionë euro për të blerë vaksina për gripin sezonal.

Kjo është bërë e ditur nëpërmjet një njoftimi për kontratë, përmes së cilit është hapur tenderi për të blerë vaksina të gripit për të rritur dhe fëmijë, shkruan gazeta Infokus.

Ministria që drejtohet nga Armend Zemaj, ka planifikuar plot 3 milionë e 157 mijë e 440 euro për të blerë 376 mijë e 500 doza për të rritur dhe 3 mijë për fëmijë.

-Advertisement-

E operatorët ekonomikë të cilët synojnë që ta furnizojnë Ministrinë e Shëndetësisë me këto vaksina mund të aplikojnë deri më 24 gusht në ora 14./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera