Ministria e Shëndetësisë nuk përjashton mundësinë e masave të reja antiCOVID

Autori: Gazeta inFokus
21:24 | 16 January 2022
Përpos masave antiCOVID të cilat janë të vendosura tash e sa kohë, Ministria e Shëndetësisë nuk ka përjashtuar mundësinë që të ketë masa të reja për shkak të situatës së përhapjes së rasteve me COVID-19.
Në një përgjigje të dhënë për lajmi.net nga Ministria e Shëndetësisë kanë deklaruar se nuk përjashtohen masat e reja në rast se ngarkesa spitalore rritet dhe rastet rriten ndjeshëm.
“Janë një serë masash në fuqi, të cilat duhet të zbatohen në mënyrë më adekuate. Por, nuk përjashtohen as masa të reja në rast se ngarkesa spitalore rritet dhe rastet rriten ndjeshëm. Tash për tash, mbesin në fuqi masat e ndërmarra më herët”, thuhet nga MSh.
Poashtu nga Ministria e Shëndetësisë është bërë thirrje për vaksinim nga qytetarët, përveç me dy doza edhe me dozën përforcuese.
“Thirrja është për vaksinim sa më të shpejtë përveç dy dozave edhe me dozën përforcuese”.
Por sa i përket ndryshimit të masave antiCOVID, MSh ka theksuar se varet gjithçka nga rekomandimet që jep Instituti Kombëtarë Shëndetësorë Publik i Kosovës si dhe Komisioni Këshillëdhënës për COVID-19 nga ecuria epidemiologjike.
E lidhur me vaksinimin antiCOVID në vend, Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se deri tani ka qenë një proces sfidues, por edhe bukur i suksesshëm.
“Megjithëse duhet të vazhdoj edhe më tej me ritëm më të lartë”.
E sa i përket pacientëve të prekur me koronavirus, nga Ministria e Shëndetësisë kanë bërë të ditur se mjekimi i tyre po bëhet njësoj si ata që ishin të infektuar me variantet e tjera të koronavirusit.
“Mjekimi nuk dallon prej varianteve të tjera shumë, me ndonjë përjashtim dhe institucionet janë duke e bërë këtë”.
E sipas ministrisë, Omicron është dominues në rajonin evropian dhe në shumë shtete të botës tani, e meqë është një variant që shquhet me përhapje më të shpejtë është e pritshme dhe rritja e rasteve, të cilat në aspektin klinik ato që kanë nevojë për tretman spitalor, do të menaxhohen.
E së fundi Instituti Kombëtarë Shëndetësorë i Kosovës ka paralajmëruar për rrezikun e shtimit të rasteve me Omicron, si dhe shtimit të numrit të pacientëve në qendrat spitalore në vend.
“Për shkak të rrezikshmërisë së lartë të përhapjes së COVID-19, bëjmë thirrje në veçanti për kujdes dhe mos grumbullim. Ndërsa, rekomandojmë institucionet përgjegjëse të mbikëqyrin me përpikëri dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e masave për parandalimin dhe luftimin e pandemisë”, thuhet në komunikatë.
IKSHPK thotë se është i domosdoshëm kujdesi i shtuar i të gjithëve që në mënyrë strikte të respektohet distanca fizike, të përdoren maskat, të bëhet dezinfektimi dhe ajrosja e hapësirave, duke pamundësuar dhe shmangur përhapjen eventuale të mëtejme të infeksionit të COVID-19.
E në 24 orët e fundit janë shënuar edhe 771 raste të reja të të infektuarve me virusin COVID-19.
Tani për tani numri i rasteve aktive ka shkuar në 4 mijë e 489. Kurse gjatë 24 orëve janë vaksinuar 3.064 qytetarë.
Të tjera
-
“Mariupoli është i yni” – Rusia shpall fitoren
“Mariupoli është tashmë i yni”. Këto janë fjalët e sotme me të cilat gjeneral...
-
Kryediplomati austriak thotë se e mirëpresin kërkesën e Kosovës për anëtarësim në KE
Ministri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Schallenberg, ka deklaruar se Austri...
-
Duda Balje s’ka të ndalur, për herë të parë jep detaje të tjera për komunitetin LGBTI
Deputetja boshnjake, Duda Balje, po vazhdon fuqishëm t’i qëndrojë kundër Kodi...
-
Ky është momenti që la gjurmë të pashlyeshme në jetën e Duda Baljes
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka rrëfyer një moment mjaftë int...
-
Nuk do ta besoni pse Duda Balje është kthyer nga Serbia në Kosovë
Deputetja, Duda Balje, ka treguar se arsyeja pse ajo me familjen e saj janë k...
-
Mullisët kërkojnë heqjen e ndalesës së eksportit të miellit
Miell ka me bollëk, prandaj s’është e nevojshme të mbyllen kufijtë për të. ...
-
Poliklinika më e madhe në Kosovë, ‘Olive Medical’ hap qendrën e re në Mitrovicë
Sot në qytetin e Mitrovicës është organizuar ceremonia e hapjes së poliklinik...
-
Pse Japonia nuk heq dënimin me vdekje?
Dënimi me vdekje po “del nga moda”. Më shumë se 70% e vendeve e kanë hequr dë...
-
Hoxhaj: Serbia bastion i Rusisë në Ballkan për ta luftuar perëndimin
Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se Serbia ka qenë dh...
-
Paralajmërohen reduktimet e rrymës, nervozohen qytetarët
Pak muaj më parë, gjeneratori ishte një nga produktet më të kërkuara në treg....
-
Përparim Rama ka dy lajme të mira për Prishtinën
Përparim Rama ka dy lajme të mira për komunën e Prishtinës. I pari i kryeq...
-
Raketa ruse godet një objekt në Kharkiv, plagosen shtatë persona – publikohen pamjet e tmerrshme të sulmit
Shtatë persona janë plagosur, pasi një raketë ruse goditi një objekt në qytet...