Ministria e Shëndetësisë merr masat e para për “Linë e Majmunit”

Autori: H. Smajli
18:10 | 09 June 2022
Ministria e Shëndetësisë tashmë ka filluar përgatitjet në rast se në Kosovë mund të konfirmohet rasti i parë me virusin “Lija e Majmunit’.
Në emisionin Doktor Plus që është prodhim i Gazetës Infokus, Drejtori i Divizionit për komunikim me publikun, në MSH, Faik Hoti, ka thënë se janë marrë masat e para fillestare duke informuar institucionet e shëndetësisë që merren me këto raste dhe janë dhënë të gjitha rekomandimet dhe udhëzimet e nevojshme.
“Duke ndjekur udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Ministria e Shëndetësisë, përkatësisht Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka marrë ato masat fillestare sa i përket “Lisë së Majmunit” dhe të gjitha institucionet shëndetësore janë informuar për mënyrën se si përhapet kjo sëmundje ose çfarë udhëzime të tjera duhet me u ditë në mënyrë që në rast se ka raste ato të trajtohen në bazë të udhëzimeve, por njëjte duhet të bëhet edhe gjurmimi i kontakteve dhe masa të tjera të cilat ndërpresin zinxhirin e përhapjes gjithmonë nëse do të ketë raste”, ka thënë ai.
Derisa Hoti ka dhënë edhe detaje se sa është investuar në institucionet shëndetësore ne vend që merren me diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve infektive.
“Covid-19 ka shërbyer që institucionet e vendit të ngrisin kapacitetet qoftë në kuptimin e diagnostifikimit apo edhe të trajtimit, megjithëse ka qenë një pandemi e rëndë, që ende nuk ka përfunduar ende njerëzit kanë nevojë të zbatojnë masat e kujdesit për të parandaluar shfaqjen e rasteve të reja. Covid-19 iu ka dhënë institucioneve një pasqyrë të qartë se si duhet të investojmë më tepër. Është investuar në këtë kuptim edhe në laboratorët e mikrobiologjisë në IKSHPK, një laborator është ndërtuar edhe në kuadër të Klinikës Infektive pra janë rrit kapacitetet dhe ne mund të themi që kemi kapacitete solide për të trajtuar çdo rrezik që i kanoset shëndetit publik aktualisht në vend”, ka deklaruar ai.
Ndërsa Kosova është ende në pritje të rezultatit të mostrës së një personi nga Dragashi i cili po dyshohet të jetë me ‘linë e majmunit’ dhe që është duke u trajtuar në Klinikën Infektive në Qendrën Klinikë Universitare të Kosovës.
Kujtojmë që për herë të parë Lija e Majmunit u zbulua në vitin 1958 kur dy shpërthime të një sëmundjeje të ngjashme me linë ndodhën në kolonitë e majmunëve të mbajtura për ‘kërkime’ ku sipas Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Trajtimin e sëmundjeve Infektive mori edhe emrin “Lija e Majmunit”.
Ndërsa sipas OBSH-së virusi i lisë së majmunit është një ortopoksvirus që shkakton një sëmundje me simptoma të ngjashme, por më pak të rënda, me linë.
Ndërsa lija u zhduk në vitin 1980, lija e majmunëve vazhdon të shfaqet në vendet e Afrikës Qendrore dhe Perëndimore e së fundi filloj të përhapet edhe në vende të tjera të botës.
Ndërsa sipas tabelës së fundit të publikuar nga OBSH-ja me të dhënat e fundit, në Evropë ky virus tashmë është shfaqur në 20 shtete të Evropës.
Shteti me më së shumti raste deri më tash është Britania e Madhe me 207 raste ndërsa menjëherë pas saj vjen Spanja me 156 raste me linë e majmunit./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Lajçak: E kam përgëzuar Kurtin për marrëveshjen Kosovë-Serbi për energjinë
Miroslav Lajçak, i dërguar special i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-S...
-
Sulmi rus në një qendër tregtare të Ukrainës, kaq persona janë vrarë
13 persona janë vrarë prej sulmit rus në një qendër tregtare në Ukrainë. R...
-
Miliarderi ukrainas padit Rusinë për humbjet e shkaktuara nga lufta
Njeriu më i pasur i Ukrainës, Rinat Akhmetov, ka ngritur një padi kundër Rusi...
-
Dokumentari dhe vizita te ekspozita për fëmijët e zhdukur- a po përgatit Lajçak agjendën e dialogut?
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, bëhe...
-
Gropa masive në Ferizaj, pritet ndërtimi i një ndërtese shumëkatëshe
Një gropë masive është hapur në qytetin e Ferizajt, ku po bëhet përgatitja pë...
-
Rama thotë se toka “Sunny Hillit” nuk iu dha për 99 vjet, jep edhe hollësi tjera
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thotë se festivalit “Sunny-Hill” nuk...
-
Borrell: Ballkani u lodh, BE të reformohet
Edhe pse e përshkroi zgjerimin si një nga instrumentet më të suksesshme të po...
-
Prodhuesi i “Bayraktar” ja dhuron tre drone Ukrainës
Kompania e njohur turke për prodhimin e dronëve luftarakë, Baykar, ka bërë të...
-
Turqit e “Baykar” ua japin ukrainasve falas tre dronë “Bayraktar”
Kompania e njohur turke për prodhimin e dronëve luftarakë, Baykar, ka bërë të...
-
Ky është 61-vjeçari i arrestuar në Pejë, dyshohet se kreu krime lufte në fshatin Ozdrim ku u vranë 9 civilë dhe u zhdukën 5 të tjerë
Prokuroria Speciale sot njoftoi për arrestimin e një shtetasi malazes nga fsh...
-
Në Pejë 17-vjeçari e detyroi vajzën 12-vjeçen të kryente marrëdhënie seksuale me dhunë, Nëna e raporton në Polici
Një ngjarje mjaft e hidhur ka ndodhur në Pejë, ku një 12-vjeçare dyshohet se ...
-
Blinken: Bota u tmerrua nga sulmi rus mbi qendrën tregtare
Sulmi me raketa ruse në një qendër tregtare në Ukrainë sot është i fundit në ...