Lajme

Ministria e Shëndetësisë ka një kërkesë për qytetarët

Autori: Gazeta inFokus 14:46 | 29 October 2021

Ministria e Shëndetësisë iu ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen me vaksinën anti-Covid.

Përmes një komunikate për media, MSh deklaron se situata e qetë epidemiologjike nuk përbën arsye që qytetarët të mos vaksinohen.

“Vaksinimi kundër COVID-19 vazhdon të jetë mënyra më e lehtë, më e sigurt dhe më efikase për t’u mbrojtur nga COVID-19. Situata epidemiologjike, relativisht e qetë nuk përbën arsye që qytetarët që kanë marrë dozë e parë të vaksinës ta vonojnë marrjen e dozës së dytë, sepse kjo e pamundëson arritjen e mbrojtjes efikase dhe imunitetit të plotë. Për më tepër, ata që ende nuk janë vaksinuar, nuk kanë arsye për të hezituar, kur ekzistojnë të gjitha mundësitë për t’u vaksinuar shpejt, lehtë dhe me vaksina të sigurt”, thuhet në komunikatën e MSh-së.

-Advertisement-

Tutje MSh thotë se të dhënat e raportuara nga shumë shtete tregojnë për rritje të ndjeshme të rasteve me COVID-19.

“Të dhënat e raportuara nga shumë shtete, tregojnë për rritje të ndjeshme të rasteve të COVID-19 këtyre ditëve gjithandej, sidomos në shtetet e rajonit. Prandaj, me qëllim të mbajtjes së situatës së qetë epidemiologjike në vendin tonë, ruajtjes së jetës së qytetarëve dhe parandalimin e ngarkesës së sistemit tonë shëndetësor, në këtë kohë kur mund të shfaqen edhe raste të gripit sezonal, Ministria e Shëndetësisë ju bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër COVID-19 pa asnjë hezitim. Besoni në fakte dhe vaksinohuni!”, thuhet në komunikatë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera