Lajme

Ministria e Shëndetësisë: Ka furnizim të mjaftueshëm me ushqim dhe me barna në veri

Autori: Gazeta inFokus 09:12 | 26 June 2019

Radosh Petroviq, kryetar i Afaristëve të Veriut të Kosovës, ka paralajmëruar se për pak ditë qytetarët e veriut të Kosovës do të mbesin pa artikujt elementarë të jetesës, madje edhe pa bukë. Sipas tij, tani nëpër dyqane e markete në komunat veriore mungojnë mielli, vaji, sheqeri e kripa.

Zyra për Informim e Ministrisë së Shëndetësisë ka bërë të ditur se janë të paqëndrueshme deklaratat se po mungon furnizimi i barnave në veri të vendit. Ministria njofton se në veri të vendit ka furnizim të mjaftueshëm të produkteve farmaceutike.

“Në Leposaviç, Zubin Potok, Zveçan dhe në Mitrovicë të Veriut gjenden dy depo të licencuara farmaceutike, të cilat operojnë në bazë të ligjeve dhe të akteve nënligjore në fuqi në Republikën e Kosovës, nga ku qytetarët e kësaj pjese të vendit mund të furnizohen me barnat që kanë nevojë. Qytetarët e këtyre komunave janë shtetas të barabartë në Republikën e Kosovës dhe ata mund të furnizohen në cilëndo pjesë të vendit ku operojnë subjekte të qarkullimit me produkte farmaceutike”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë për “Zërin”.

-Advertisement-

Më tutje Ministria ka bërë të ditur se së fundmi nuk ka pasur ndonjë inspektim të barnatoreve në veri nga Inspektorati Farmaceutik e aq më pak të jetë mbyllur ndonjë prej tyre.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera