Lajme

Ministria e Shëndetësisë iu bën thirrje qytetarëve që të marrin të gjitha dozat e vaksinës

Autori: Gazeta inFokus 13:35 | 21 December 2021

Ministria e Shëndetësisë përmes një postimi në Facebook, ju ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin të gjitha dozat e vaksinës ndaj COVID-19.

Në njoftimin e tyre thuhet se nuk mjafton nëse keni marrë vetëm njërën dozë të vaksinimit, niveli maksimal i mbrojtjes arrihet vetëm nëse i merrni të gjitha dozat e rekomanduara të vaksinës.

“Nuk mjafton nëse keni marrë vetëm njërën dozë të vaksinimit dhe nuk jeni vaksinuar plotësisht. Niveli maksimal i mbrojtjes arrihet vetëm nëse i merrni të gjitha dozat e rekomanduara të vaksinës kundër COVID-19! Kudo në Kosovë, ju tani mund të merrni edhe dozën përforcuese dhe dozën e tretë!”, thuhet në njoftimin e tyre.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera