Lajme

Ministria e Shëndetësisë bën apel për kujdes ndaj gripit sezonal, jep disa rekomandime

Autori: Gazeta inFokus 15:37 | 12 January 2024

Ministria e Shëndetësisë kanë dalur me disa rekomandime për situatën epidemiologjike me gripin sezonal në Kosovës, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një njoftimi në “Facebook”, nga ministria kanë apeluar për vigjilencë të shtuar duke dhënë këto rekomandime:

“Në rast simptomash të gripit konsultoni mjekun familjar për këshilla dhe trajtim të duhur. Masat e rëndësishme për parandalim: Mbuloni hundën dhe gojën kur të teshtini dhe kolliteni; Praktikoni higjienën e duarve dhe shmangni kontaktet e afërta me të sëmurët; Nëse jeni të sëmurë, qëndroni në shtëpi për të parandaluar përhapjen e mëtejshme; Ushqimi i shëndetshëm me më shumë lëngje, kryesisht vitaminoz dhe gjumi i mjaftueshëm janë të rëndësishëm”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Ndërsa kujdes më të shtuar janë këto grupe që janë më të rrezikuara nga gripi sezonal.

Kujdes i shtuar për grupet më të rrezikuara: Është veçanërisht e rëndësishme që grupet si: Personeli shëndetësor, gratë shtatëzëna, fëmijët, të moshuarit dhe personat me imunitet të dobësuar, të kenë kujdes më të shtuar gjatë sezonit të gripit. Vaksinimi – mbetet mbrojtja më efikase: Qysh në fillim të tetorit 2023 Ministria e Shëndetësisë ka siguruar 85,000 doza të vaksinës sezonale.  Vaksinimi është mbrojtja më e mirë kundër gripit.  Vaksinoheni një herë për të qenë të mbrojtur gjatë tërë sezonit kur gripi është më i shprehur. Ju lutemi të ndiqni këshillat e mësipërme për të mbrojtur veten dhe të tjerët!”, kanë apeluar nga ministria./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera