Fokus

Ministria e Shëndetësisë anulon tenderin për blerjen e katër autoambulancave

Autori: Gazeta inFokus 09:56 | 10 November 2022

Ministria e Shëndetësisë kishte hapur tender me 18 gusht të këtij viti për furnizim me katër autoambulanca të reja në vlerë të 204 mijë e 800 euro, shkruan Gazeta Infokus.

Mirëpo më pas MSH-ja ka vendosur që të anulojë këtë tender, e arsye sipas tyre është mungesa e ofertave të përgjegjshme.

“Ministria e Shëndetësisë për ketë aktivitet te prokurimit ka pranuar 2 oferta të cilat janë të papërgjegjshme për mos plotësimin e specifikave teknike të kërkuara. Ministria e Shëndetësisë anulon aktivitetin e prokurimit për mungesë të ofertave të përgjegjshme”, thuhet në tenderin e anuluar.

-Advertisement-

Derisa në tender nuk është cekur se për cilin institucion shëndetësor është paraparë të blihen këto autoambulanca./Gazeta Infokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera