Ministria e Punëve të Brendshme ndan mjete financiare për Policinë e Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 15:56 | 21 December 2017
Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, ka marrë vendim për ndarjen e mjeteve financiare për Policinë e Kosovës.
Mjetet të cilat MPB-ja do t’I bartë për Policinë e Kosovës janë siguruar përmes negociatave që ka bërë ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, shkruan Infokusi.com.
Si rrjedhojë e negociatave, nga pesë milionë e gjashtëqind mijë euro, sa është dashur t’i paguhen kompanisë, pas vendimit të arbitrazhit, do të paguhen vetëm katër milion e nëntëqind e pesëdhjetë mijë euro.
“ Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, bazuar në legjislacionin në fuqi, ka marrë vendim që të ndahen mjete financiare shtesë për fundvit për pjesëtarët e Policisë së Kosovës.
Mjetet të cilat do t’i bartë MPB-ja për Policinë e Kosovës në bazë të këtij vendimi, janë siguruar pas negociatave që ka bërë ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj me kompaninë austriake. Si rrjedhojë e negociatave, nga pesë milion e gjashtëqind mijë euro, sa është dashur t’i paguhen kompanisë, pas vendimit të arbitrazhit, do të paguhen vetëm katër milion e nëntëqind e pesëdhjetë mijë euro. Pjesa që kanë mbetur do tu jepen si mbështetje për Policinë e Kosovës.
Shuma që ka ndarë MPB-ja për Policinë e Kosovës së bashku me paratë e buxhetit të Policisë së Kosovës, në total do të jetë 1 milion e 160 mijë e 425 euro.
Qëllimi i këtij vendimi është që ndahen këto mjeteve në bazë të vlerësimit të punës së përgjithshme dhe sukseseve të vazhdueshme të Policisë së Kosovës, si një ndër institucionet më të besueshme të Republikës së Kosovës.”/INFOKUSI
Të tjera
-
Shpërthimi i fishekzjarrëve në Prizren, ja kur del raporti mbi dëmet
Sipas raporteve fillestare, shpërthimi që ndodhi në lagjen Bazhdarhane të Pri...
-
Opozita në Serbi: Procesi i normalizimit me Kosovën i vështirë me Vuçiqin
Një pjesë e opozitës në Serbi pret që viti 2025 të sjellë mundësi për një rif...
-
Stuhi e madhe godet Mekën dhe pjesë të tjera të Arabisë Saudite, njerëzit ikin nga përmbytjet
Një stuhi e madhe ka përfshirë pjesë të Arabisë Saudite, përfshirë Mekën, d...
-
Slogani i VV-së për 500 mijë vota, Haziri i ashpër me Kurtin: Qytetarët i sheh veç numra
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka kritikuar Qever...
-
Vlora Çitaku sot mban konferencë për media
Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku,...
-
Moti për sot dhe për ditët në vazhdim
Sot mbi Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta, më shumë ...
-
Vdes një i burgosur në QKUK
Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve ka ...
-
Shkupi – qyteti më i ndotur në Evropë
Shkupi edhe sot ishte qyteti më i ndotur në Evropë, sipas të dhënave më të fu...
-
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Për të martën parashikohet mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diel...
-
Zelensky: Forca e Trumpit mund t’i jap fund luftës në Ukrainë
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka folur në lidhje me presidentin e z...
-
Vidhet një zinxhir ari në vlerë të 500 eurove në një argjendari në Prizren
Dyshohet se është vjedhur një zinxhir ari me vlerë rreth 500 euro në një argj...
-
Lajçak në fund të mandatit shkon në Uashington: Krenar për bashkëpunimin BE – SHBA
I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, vitin 2025 e k...