Ministria e Punës paralajmëron padi për shpifje ndaj punëtores që bëri kallëzim penal për kolegët e saj
Autori: Gazeta inFokus 13:36 | 26 March 2021
Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, ka reaguar pasi një punëtore e kësaj ministrie ka bërë kallëzim penal ndaj shtatë kolegëve të saj, që sipas saj, ata kanë keqpërdorur detyrën zyrtare.
Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale thotë se pohimet e Njomëza Ibishi -Zogaj nuk janë të vërteta, duke shtuar më tej se do të ngrisin padi ndaj saj, për shpifje, cenim të integritetit dhe shkelje të privatësisë, transmeton Telegrafi.
“Me qëllim të informimit të drejtë të publikut, i cili, duke mos e njohur figurën shantazhuese të Njomëza Ibishit-Zogajt, dhe duke mos qenë i njohur me ecurinë e zhvillimeve brenda institucionit, përmbajtja e shkrimit të djeshëm, në emër të zyrtarëve të MPMS-së të përmendur dhe të pasqyruar vizuelisht në mënyrë shumë joetike dhe të padrejtë, njoftojmë publikun se pohimet e shkruara nga autorja e shkrimit nuk përkojnë aspak me të vërtetën”, thuhet në reagim.
Më poshtë, reagimi i plotë:
“Gjatë orëve të pasdites së djeshme, në disa mediume elektronike është publikuar një shkrim, titulli dhe përmbajtja e të cilit kishte synim përbaltjen dhe denigrimin e shtatë zyrtarëve të niveleve të ndryshme të ish-Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale. Ky shkrim është hartuar dhe shpërndarë në adresat e shumë mediumeve nga Njomëza Ibishi-Zogaj (punonjëse e kësaj ministrie), përmes portalit ‘Kosinfo.net’ portal ky që administrohet nga bashkëshorti i saj.
Ky reagim po bëhet në emër të Zyrës për Komunikim me Publikun të ish-Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale për shkak të keqinformimit të publikut rreth, gjoja, ‘keqpërdorimit’ të detyrës zyrtare nga shtatë zyrtarë të përmendur me emër e mbiemër dhe fotografi në shkrimin tendencioz, i cili, fatkeqësisht është publikuar nga shumë mediume tjera pa përfillur etikën gazetareske (përjashto disa mediume që kanë fshehur identitetin e zyrtarëve të apostrofuar përmes inicialeve).
Me qëllim të informimit të drejtë të publikut, i cili, duke mos e njohur figurën shantazhuese të Njomëza Ibishit-Zogajt, dhe duke mos qenë i njohur me ecurinë e zhvillimeve brenda institucionit, përmbajtja e shkrimit të djeshëm, në emër të zyrtarëve të MPMS-së të përmendur dhe të pasqyruar vizuelisht në mënyrë shumë joetike dhe të padrejtë, njoftojmë publikun se pohimet e shkruara nga autorja e shkrimit nuk përkojnë aspak me të vërtetën.
Meqë brenda shkrimit përmendet ‘keqpërdorimi i pozitës dhe autoritetit zyrtar’ nga kolegët e saj, e ndjejmë të nevojshme të ofrojmë sqarim se një ‘shkelje’ këtillë e pretenduar nuk mund të ndodhë nga kolegët e të njëjtit nivel.
Mllefi i shprehur nga autorja e shkrimit lidhet me pakënaqësinë e saj që gjatë tri viteve të fundit, ishte ‘detyruar’ të merrte rrogë pa qenë fare e pranishme në vendin e punës, sepse komisioni disiplinor, i ngritur disa herë radhazi ndaj saj për mbjellje frike ndaj kolegeve, fyerje, denigrim, prishje të qetësisë në ambient pune, shantazhim, kërcënim fizik, etj., ishte treguar i mëshirshëm duke mos e larguar nga puna, siç ishte konstatuar nga ky komision sipas fakteve të mbledhura ndaj saj.
MPMS-ja dhe të apostrofuarit padrejtësisht në shkrimin e djeshëm tendencioz, do të ngrisin padi ndaj Njomza Ibishit-Zogajt për shpifje, cenim të integritetit dhe shkelje të privatësisë”, thuhet në reagim.
Ndryshe, punëtorja në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Njomza Ibishi-Zogaj, gjatë ditës së enjte kishte njoftuar se ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, ndaj shtatë zyrtarëve të kësaj ministrie.
Ibishi – Zogaj në reagimin e saj kishte thënë se kolegët e saj e kanë keqpërdorur pozitën dhe autoritetin zyrtarë, me ç’rast i kanë shkelur të drejtat e saja themelore të punës.
Të tjera
-
PDK nderon dëshmorët e Podujevës, Hamza: Faleminderit, që ndërtuat bazamentin e shtetit tonë
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Kryeministër, Bedri Hamza, bas...
-
Lajmërohet policja që ishte raportuar e zhdukur nga sot një javë, jep deklaratën e saj para Policisë
Gazeta Sinjali ka raportuar para disa ditësh se një police nga Rahoveci ishte...
-
Kurti: Dëshmorët vulosën angazhimin për liri
Kryeministri Albin Kurti ka shkruar për ditën e dëshmorëve të kombit shqiptar...
-
I konfiskohet vetura, 500 euro dënim dhe pikë negative ndaj shoferit që voziti nën masën mbrojtëse
Njësia për Kontroll të Autostradave ka identifikuar shoferin duke drejtuar mj...
-
Osmani udhëton për në Teksas me ftesë të MCC-së, merr pjesë në Samitin SHBA-Afrikë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Teksas...
-
Haradinaj uron besimtarët me rastin e Pashkëve Ortodokse
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka urua...
-
Shefja e USAID: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja
Agjencia e Klasifikimit të Kredive Fitch Ratings ka dhënë vlerësimin e kredit...
-
Zgjedhjet parlamentare në RMV, deputetë të LVV-së si “përforcim” në fushatën e VLEN-it
Pesë deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje nga Kosova, i janë bashkangjitur ditëv...
-
Parashikimi i motit për javën e ardhshme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dalë me parashikimet më të reja sa ...
-
Përurohet shtatorja e Tahir Sinanit, Haradinaj: Me heroizmin e tij nderoi jo vetëm Tropojën por mbarë kombin shqiptar
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjes...
-
Përurohet shtatorja e Tahir Sinanit, Haradinaj: Me heroizmin e tij nderoi jo vetëm Tropojën por mbarë kombin shqiptar
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjes...
-
40 ditë paraburgim për personin e kërkuar nga Interpoli
Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të...