Lajme

Ministria e Pecit ia dha 100 mijë euro grant edhe një anëtari të Vetëvendosjes

Autori: Gazeta inFokus 14:27 | 29 November 2024

Enver Bajrami, një ish-kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për asamble komunale, ka fituar një grant bujqësor në vlerë 100 mijë euro nga Ministria e Bujqësisë.

Informatën e ka dhënë sot Egzon Pacolli, aktivist i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Bajrami është pronar i kompanisë Galaxy AE l.l.c. Kompania e cila ka përfituar një grant prej 100 mijë eurosh në vitin 2022, nga Ministria e Bujqësisë, e udhëhequr nga Faton Peci”, ka thënë Pacolli.

-Advertisement-

Pacolli ka publikuar pamjet nga toka për të cilën Bajrami ishte subvencionuar. Ajo është boshe. Pa të mbjella.

“Ju lutem, shikoni pamjet dhe gjykoni vetë: A është punuar ndonjë gjë tash e dy vite? Ku kanë përfunduar fondet e grantit?”, ka pyetur Pacolli, shkruan Paparaci.

Zyrtari i LDK-së i ka bërë thirrje ministrit Faton Peci që të publikojë listën e përfituesve për vitin 2024, “për Masën 1, Nënmasën 1.1a – Arra dhe lajthia”.

“Pse nuk po e publikon? Çfarë po fsheh?”, ka vazhduar Pacolli.

Pacolli ka paralajmëruar publikime të tjera rreth keqpërdorimeve të dyshuara me grantet bujqësore.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera