Lajme

Ministria e Mjedisit sërish konstaton shkelje ligjore nga Komuna e Ferizajt

Autori: Gazeta inFokus 09:20 | 04 August 2018

Ministria e Mjedisit dhe e Planifikimit Hapësinor ka refuzuar nëpërmjet një shkrese ankesën e drejtorit për urbanizëm, Lulzim Aliu, ndaj vendimit të saj për pezullimin e punimeve në ndërtimin e një objekti shumëkatësh në rrugën “Astrit Bytyqi”.

Komisioni i kësaj Ministrie, në vendimin e saj, një kopje të të cilit e posedon gazeta, ka konstatuar se punimet në këtë lokacion janë zhvilluar në kundërshtim me procedurat e legjislacionit në fuqi, shkruan sot Koha Ditore.

“Refuzohet si e pabazë ankesa e z.Lulzim Aliu, drejtor i Drejtorisë për Urbanizëm dhe Mjedis, Komuna Ferizaj. Vërtetohet vendimi 3491/18 dt. 13.06.2018 i Inspektoratit të Mjedisit, Ujërave, Natyrës dhe Planifikimit Hapësinor dhe Ndërtimit”, thuhet në vendimin e MMPH-së.

-Advertisement-

Dy javë më parë kjo ministri ia kishte dërguar një shkresë Komunës së Ferizajt, në të cilën thuhej se lënda e këtij objekti duhet të kthehet në rishqyrtim dhe të trajtohet në harmoni të plotë bazuar në nenin 18 të Ligjit për ndërtim dhe udhëzimeve administrative.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
-Advertisement-

Të tjera