Lajme

Ministria e Mjedisit rrënon objektet pa leje në zonën e liqenit të Batllavës

Autori: Gazeta inFokus 15:50 | 28 August 2018

Objektet pa leje në zonën e liqenit të Batllavës do të rrënohen nëse pronarët e tyre nuk i largojnë ato në afat prej 7 ditësh.

Kështu kanë urdhëruar ushtruesi i detyrës së Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, në bashkëpunim me Inspektoratin e MMPH-së.

Ky vendim është marrë pas inspektimeve në terren nga Inspektorati i MMPH-së, të cilët kanë konstatuar se subjektet që kanë ndërtuar pa leje në zonën e liqenit të Batllavës nuk i janë përmbajtur vendimit të vitit 2017 për largimin e tyre.

-Advertisement-

“Inspektorati i MMPH-së pas Inspektimit të datës 14 gusht 2018 ka konstatuar se nuk ka pasur asnjë largim të këtyre objekteve, andaj me këtë rast janë lëshuar 48 vendime për subjektet të cilat kanë ndërtuar në mënyra të paligjshme pranë liqenit të Batllavës”, ka thënë Matoshi.

Ushtruesi i detyrës së Ministrit të MMPH ka thënë se do të merren masa konform ligjit nëse këto objekte nuk do të largohen në afat prej 7 ditësh.

“Po ashtu me këto vendime janë urdhëruar që pronarët të bëjnë edhe rehabilitimi dhe pastrimin e terrenit dhe sipërfaqeve ku janë të vendosura objektet.

Në rast se pronaret e objekteve nuk veprojnë sipas vendimeve në fjalë, MMPH do të marrë masa konform ligjeve për rrënimin – largimin e objektit dhe shpenzimet do t’i bartin pronaret e objekteve”, tha pos tjerash Matoshi.

Këto vendime janë bazuar në Ligjin Nr. 04/L-147 për Ujërat në Kosovë, Ligjin Nr. 04/L-175 për Inspektoratin e Mjedisit, Ujërave, Natyrës, Planifikimit Hapësinor dhe Ndërtimit, Udhëzimin Administrativ të MMPH-15/2017, si dhe Vendimit të Qeverisë me Nr. 17/127, të datë 24.04.2013, për caktimin e zonave të mbrojtura dhe masat e tyre mbrojtëse të burimit ujor sipërfaqësor – Akumulacioni i Batllavës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera