Lajme

Ministria e Mbrojtjes konfirmon arrestimin e Salih Mustafës

Autori: Gazeta inFokus 12:06 | 24 September 2020

Arrestimin e ish-shefit të inteligjencës së FSK-së, Salih Mustafa e kanë konfirmuar nga Ministria e Mbrojtjes.

Këtë e ka thënë zëdhënësi i kësaj ministrie, Ibrahim Shala, shkruan Gazeta Infokus.

Shala ka konfirmuar arrestimin e Mustafës megjithatë nka thënë që ende nuk kanë informatë zyrtare.

-Advertisement-

“Po e konfirmojmë arrestimin e zotit Sali Mustafa zyrtar civil në Ministrinë e Mbrojtjes. Si Ministri e Mbrojtjes ende nuk kemi informacion zyrtar. Jemi në pritje të njoftimit zyrtar për shkaqet e arrestimit. Kur do ta kemi informacion shtesë do të ju njoftojmë me kohë”, ka thënë ai.

Mustafa u raportua që është arrestuar nga EULEX.

Mustafa ish-epror i UÇK-së ishte marrë në pyetje nga hetuesit e Zyrës së Prokurorit të Specializuar në nëntorin e vitit të kaluar./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera