Lajme

Ministria e Mbrojtjes hap konkurs për kadetë për studime në Akademinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë

Autori: Gazeta inFokus 14:10 | 03 June 2022

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se ka hapur konkurs për përzgjedhjen e kadetëve për studime në Akademinë e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë – Cikli i studimeve Bachelor, në vitin akademik 2022/2023, shkruan Gazeta Infokus.

Nga kjo ministri kanë njoftuar se aplikimi do të bëhet online këtu.

Gjithashtu, është bërë e ditur se kandidatët kanë të drejtë të aplikojnë deri në ditën e fundit të përmbylljes së konkursit.

-Advertisement-

“Ministria e Mbrojtjes, shpall këtë konkurs pas shpalljes së konkursit për përzgjedhjen e kadetëve për studime në Akademinë tonë të Mbrojtjes, të Turqisë, Kroacisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Prandaj, ftojmë të rinjtë e të rejat e vendit pa dallim, të aplikojnë duke ju garantuar proces të drejtë dhe transparent gjatë gjithë procesit të testimit dhe përzgjedhjes.

Forca e Sigurisë së Kosovës është Ushtria jonë me mision të shenjtë, prandaj do të përzgjidhen vetëm më të mirët nga më të mirët”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera