Fokus

Ministria e Mbrojtjes flet për Gazetën inFokus për ndalimin e dy ushtarëve të FSK-së në kufi me Serbinë

Autori: Halil Berisha 21:35 | 19 October 2019

Dy pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovë, janë ndaluar në kufirin Kosovë – Serbi, në Jarinje.

Këta të dy, të nacionalitetit serb, që pranuan të veshin uniformën e ushtrisë së Kosovës, janë nga Zubin Potoku.

Gazeta inFokus, ka kontaktuar me zëdhënësin e Ministrisë së Mbrojtjes, Ibrahim Shalën, i cili e ka konfirmuar ndalimin e tyre nga autoritetet serbe.

-Advertisement-

Megjiathatë, ka treguar se ata tanimë janë të liruar, shkruan gazeta inFokus.

“Po, është lajm i vërtettë, ka qenë një ndalesë e shkurtër, por, janë liruar menjëherë”, ka thënë Shala për gazetën inFokus.

Tutje Shala ka treguar se në kohën e ndalimit, të dy këta, ishin duke hyrë në Kosovë.

“Po, janë pjesëtarë të FSK-së, e janë ndaluar duke hyrë në Kosovë, kanë qenë duke u kthyer”, ka treguar Shala./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera