Lajme

Ministria e Kulturës ka një njoftim me rëndësi për qytetarët

Autori: Gazeta inFokus 15:45 | 09 June 2022

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit sot ka dalur me një njoftim me rëndësi për qytetarët, shkruan Gazeta Infokus.

Nga kjo ministri kanë njoftuar se është publikuar një platformë për konsultime me publikun- Rregullorja për Invertarizimin dhe Procesin e Përzgjedhjes së Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje.

“Komentet tuaja mund ti bëni në sistemin online që është i hapur për të gjithë. Për ta bërë këtë, së pari duhet të regjistroheni në faqe.  Bashkangjitur gjeni linkun ku mund të bëni komentet:  http://konsultimet.rks-gov.net/viewConsult.php…”, kanë njoftuar nga kjo ministri.

-Advertisement-

Po ashtu në këtë njoftim thuhet se rregullorja ka për qëllim të përcaktojë procesin e inventarizimit dhe procesin e përzgjedhjes së aseteve të trashëgimisë kulturore për mbrojtje si dhe të përcaktojë formularët për inventarizim./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera