Fokus

Ministria e konfirmon se ka arrestime të kosovarëve nga ushtarët serb, presin detaje nga qeveria e Serbisë

Autori: Samire Jaha 12:40 | 26 November 2024

Sot u raportua se dy persona nga Podujeva ishin arrestuar të premten nga ushtria serbe, shkruan Gazeta Infokus.

E këtë për Infokus kanë dhënë detaje nga Ministria e Punëve të Jashtme ku kanë thënë se kanë dërguar një kërkesë për të e konfirmuar identitetin e tyre dhe vendin ku janë duke u mbajtur.

“Në lidhje me këtë rast, Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi i ka dërguar tashmë Qeverisë së Serbisë, përmes Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë, një kërkesë formale për ta konfirmuar rastin, si dhe për të ofruar detajet tjera relevante, përfshirë identitetin e personave të arrestuar dhe lokacionin ku ata janë duke u mbajtur”, kanë deklaruar nga ministria për Infokus.

-Advertisement-

Ndryshe nga ministria thonë se do të bëjnë kërkesë zyrtare për vizitën e tyre në qendrën e paraburgimit ku ata janë duke u mbajtur.

“Lidhur me këtë, janë njoftuar edhe Delegacioni i Bashkimit Evropian në Serbi dhe misionet diplomatike të vendeve të Kuint-it të akredituara në Beograd. Në momentin e konfirmimit, diplomatët e Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Serbi do të bëjnë kërkesë zyrtare për vizitën e tyre në qendrën e paraburgimit ku ata janë duke u mbajtur”, thuhet tutje në përgjigjen e ministrisë për Infokus.

Ndërkaq, sipas raportimeve thuhet se dy të rinjtë llapjanë janë arrestuar derisa ishin duke prerë dru, e të njëjtëve autoritetet serbe u kanë caktuar masën e ndalimit prej 30 ditëve.

Rastin e kanë konfirmuar edhe familjaret të cilët raportohet se dy personat e arrestuar janë Rexhep Hotit dhe Gyven Azemit./Gazeta Infokus/

Dy kosovarë dyshohet se janë arrestuar nga Serbia

Këta janë dy të rinjtë që janë arrestuar nga ushtria serbe

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera