Ministria e Jashtme sqaron çështjen e tërheqjes së njohjeve
Autori: Gazeta inFokus 07:34 | 21 December 2018
Fatmir Haxholli, këshilltar politik i ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacollit, është deklaruar edhe një herë rreth debatit dhe propagandës që po bën në vazhdimësi shteti serb ndaj Kosovës, kinse disa shtete kanë tërhequr njohjen e pavarësisë.
Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, ai ka shpjeguar se tërheqja e njohjeve nga një shtet nuk mund të ndodh duke u bazuar në Konventën e Motevideos në lidhje me “Të drejtat dhe detyrimet e shteteve”.
Ai ka shpjeguar se Republika e Kosovës, ka 116 njohje dhe ato nuk mund të tërhiqen.
Çështja e zhvillimit të marrëdhënieve diplomatike me këto vende, është çështje e cila mund të ndryshojë.
“Është e thjeshtë, njohja mund të vijë si rezultat i vullnetit politik të një vendi, por në momentin e deklarimit ajo prodhon efekte juridike, jo vetëm mes vendeve që japin dhe e pranojnë njohjen, por edhe para ligjit ndërkombëtar. Në raport me ligjin ndërkombëtar, si kredenciale të subjektivitetit të saj, Republika e Kosovës ka pranuar 116 njohje, dhe ato nuk mund të tërhiqen. Çështja e zhvillimit të marrëdhënieve diplomatike me këto vende, është çështje e cila mund të ndryshojë”, ka shkruar ai në Facebook.
Ky është postimi i tij i plotë:
Në lidhje me debatin në rritje për temën e njohjeve dhe propagandën e Serbisë duke shfrytëzuar konceptin e ashtuquajtur ‘çnjohje’, sikur e kam thënë, ky koncept, term, e akt, nuk është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, dhe si e tillë çnjohja mes shteteve nuk ekziston. Konventa e Montevideos e vitit 1933 në lidhje me të “Drejtat dhe Detyrime e Shteteve”, Artikulli 6-të i saj e thekson qartë që “Njohja e një shteti përgjithësisht nënkupton që shteti i cili e ka njohur një shtet e pranon personalitetin/subjektivitetin e tjetrit (shtet), me të gjitha të drejtat dhe detyrimet e përcaktuara nga ligji ndërkombëtar. Njohja është e pakushtëzuar dhe e parevokueshme”, mbaron citati.Është e qartë që ndonëse kjo Konventë nuk buron nga kontinenti evropian i cili konsiderohet djep i së drejtës ndërkombëtare, ajo përdorët gjerësisht si burim autentik i së drejtës ndërkombëtare, veçmas për faktin se i referohet qartë asaj se çfarë përbënë personalitetin/subjektivitetin e një shteti, sikurse janë popullata e përhershme, territori i definuar, qeveria apo kapaciteti për të hyrë në marrëdhënie me shtete tjera. Kushto që pretendon që njohja është akt politik, i ngatërron marrëdhëniet ndërkombëtare me ligjin, apo të drejtën ndërkombëtare. Kushto që pretendon që njohja është vetëm vullnet i brendshëm politik, i cili mund të ndërrojë nga stina në stinë, po ashtu i ngatërron marrëdhëniet diplomatike me ligjin ndërkombëtar.
Është e thjeshtë, njohja mund të vijë si rezultat i vullnetit politik të një vendi, por në momentin e deklarimit ajo prodhon efekte juridike, jo vetëm mes vendeve që japin dhe e pranojnë njohjen, por edhe para ligjit ndërkombëtar. Në raport me ligjin ndërkombëtar, si kredenciale të subjektivitetit të saj, Republika e Kosovës ka pranuar 116 njohje, dhe ato nuk mund të tërhiqen. Çështja e zhvillimit të marrëdhënieve diplomatike me këto vende, është çështje e cila mund të ndryshojë.
Të tjera
-
Mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
1 mijë e 411 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë....
-
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Një aksident trafiku ka ndodhur në mes të dy automjeteve në Klinë. Policia...
-
Arrestohet një person në Prizren, dyshohet se shtiu me ạrmë zjạrri
Është arrestuar një person në Prizren, pasi i njëjti dyshohet se ka shtënë di...
-
Një person në Ferizaj fyen dhe sụlmon policët, përfundon në pranga
Një person është arrestuar në Ferizaj, pasi që i njëjti ka fyer dhe sulmuar n...
-
Arrestohet një person në Banullë të Lipjanit, iu gjet mạrihụanë
Një person është arrestuar në fshatin Banullë të Lipjanit. Policia ka njof...
-
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkọolit sụlmoi policët
Është arrestuar një grua në Prishtinë, pas e njëjta nën ndikim të alkoolit ka...
-
Arrestohet një person në Obiliq, dyshohet për dhụnim
Është arrestuar një person në Obiliq, pasi i njëjti dyshohet se ka dhunuar nj...
-
Vdẹs një burrë në QKUK, policia po e heton rastin
Një burrë ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, rast i cili p...
-
Shala me falënderim publik për bashkëshorten e tij: Me Salën kemi rrugëtuar bashkë që nga ilegalja
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka falen...
-
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa mbetje pesticidesh, vetëm 3 ngarkesa problematike në eksport
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka dhënë një deklaratë për publiku...
-
Vetëm 50% e agjendës legjislative u përmbush këtë vit në Kuvendin e Kosovës
“Nuk ka kourum Kuvendi për me vazhdu..” Kjo shprehje u dëgjua shumë shpesh në...
-
Pritje deri në 1 orë te Dheu i Bardhë
Te Dheu i Bardhë, pritjet për hyrje arrijnë deri në 60 minuta, shoqëruar me k...