Lajme

Ministria e Jashtme reagon për arrestimin e kosovarit në kufirin Hungari-Serbi

Autori: Gazeta inFokus 17:40 | 27 March 2022

Ministria e Punëve të Jashtme ka reaguar pas arrestimit të qytetarit nga Kosova, Abaz Beqiraj në kufirin Hungari-Serbi.

MPJ ka deklaruar se Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Beograd ka vendosur kontaktin me autoritetet serbe për t’i sqaruar rrethanat e arrestimit të tij.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës është informuar nga mediat që sot, në kufirin Hungari-Serbi, autoritetet serbe mund të kenë ndaluar një qytetar të Republikës Kosovës. Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Beograd ka vendosur tashmë kontaktin me autoritetet serbe në përpjekje për të sqaruar rrethanat. Do t’ju mbajmë të informuar rreth detajeve”, thuhet në deklaratën e MPJ-së.

-Advertisement-

Ndryshe sot është deklaruar edhe vajza e të arrestuarit në këtë, Melihate Beqiraj, e cila tha se babai i saj ka qenë në vizitë tek djali në Gjermani, kurse për arrestimin e tij janë njoftuar nga kompania me të cilën ishte duke u kthyer në Kosovë.

“Baba ka qenë për vizitë tek djali. Sot në 8:30 ka qenë në kufi me Hungarinë dhe Serbinë. Ka qenë t’u ardhur me autobus dhe ata na kanë lajmëruar se policia serbe na kanë arrestuar babin”, ka thënë ajo.

Kjo nuk është hera e parë që autoritetet serbe arrestojnë qytetarët nga Kosova. Arrestime të tilla kanë ndodhur edhe në pikat kufitare Kosovë-Serbi, në Merdare apo tek Dheu i Bardhë.
Për arestimet e ngjashme të cilat më pas dalin të jenë pa arsye, ka patur edhe reagime të shpeshta nga përfaqësuesit e huaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera